Panorama Sport (Albania)

Kampionat me telekomand­ë, gafa gjyqtarësh dhe teatër

Lushnja tremb Teutën me dy gola, por pastaj bën “pirueta”

-

Java e 26-të e Kategorisë Superiore tregoi edhe njëherë më së miri sa e çuditshme është gara që zhvillojnë 10 ekipet e këtij kampionati. Në Laç ishte ekipi i Kamzës ai që u masakrua nga vendimet e arbitrave. Gjyqtari Ardian Beqiri, si dhe ndihmësit e tij, Gernat Qirici e Reidi Zaimi, të tre të kolegjiumi­t të Tiranës, me vendimet e tyre aspak të drejta, bënë që Ndreu për disa minuta të tërhiqte ekipin nga fusha. Laçi-Kamza 2-0

Kartonë të verdhë të panumërt, karton i kuq, si dhe pozicione të dukshme jashtë loje të paakorduar­a për vendësit nga arbitri, bënë që Kamza të protestont­e ndaj këtij gjykimi. Ndërkohë, në ndeshjen tjetër të luajtur në 14:00, ishte Lushnja ajo që me "teatrin" e saj, bëri një skenë të shëmtuar në stadiumin "Roza Haxhiu". Në pjesën e parë, Canka jep "show", me dy golat e tij, por më pas, me fillimin e 45 minutave të dyta, ekipi fillon shthurjen. Mbrojtja fut ujë dhe Teuta përmbys me plot 3 gola. Penalltia e akorduar për durrsakët ishte më shumë se e dyshimtë, ndërkohë që impenjimi i lagunarëve, qoftë edhe te goli i tretë në minutat shtesë la shumë për të dëshiruar. Ndoshta jo rastësisht një pjesë e madhe e kompanive të basteve nuk e kuotonin fare ndeshjen në "Roza Haxhiu". Gara e egër mes ekipeve për arritjen e objektivav­e, ka bërë që edhe Kategoria Superiore të ketë "telekomand­ën" e saj, drejtuar nga lart. Skënderbeu-Luftëtari 2-1

Telekomand­ën e së dielës e mbylli ndeshja Skënderbeu­Luftëtari 2-1, ku gjirokastr­itët nuk ishin "të preferuari­t" e gjyqtarit Emirjon Sino. Një penallti inekzisten­te për Skënderbeu­n në minutën e 44t dhe një 11-metërsh i padhënë për Luftëtarin në minutën e 48të mjafton për të përmbushur "masakrën" e radhës nga arbitrimi. Përpos këtyre dy rasteve që ndikojnë në rezultat, gjykimi shfaqi mangësi dhe njëanshmër­i edhe në dhënien e kartonëve. Java e 26-të mbyllet me dy ndeshjet e sotme. Vllaznia lufton për mbijetesën dhe Kukësi për vendin e dytë, duel, i cili do të luhet në "Zeqir Ymeri", ndërsa PartizaniF­lamurtari është një sfidë direkte për zonën "Euro", përballje mes dy ekipeve, që kanë pasur më shumë probleme me "xhaketat e zeza".

"Xhaketat e zeza"

Viti 2018 po rezulton katastrofi­k, sa i përket paraqitjes së "xhaketave të zeza". Në çdo javë ka gabime arbitrare. Edhe pse "masakrojnë" dukshëm skuadrat respektive, ata vijojnë të gjykojnë. Arbitrat mbeten shënjestra e çdo jave, ku në shumicën e rasteve ankesat e aktorëve të penalizuar dhe medias janë të drejta, por ato mbeten në vesh të shurdhër. Ndërkohë, mjafton të shohim sesi Luftëtari ende nuk ka marrë një penallti në favor gjatë gjithë këtij sezoni për të kuptuar se në çfarë situate ndodhemi...

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ?? Ardian Beqiri gjatë ndeshjes Laçi-Kamza
Ardian Beqiri gjatë ndeshjes Laçi-Kamza

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania