Panorama Sport (Albania)

Kryebashki­akuKryebas­hkiaku i i Kamzës:Kamzës: Na mundën me dhunë,dhunë, vinivini bastebaste përpër Teuta-Laçi!Teuta-Laçi!

“Llogari në kurrizin tonë, në Lushnjë u bë teatër”

- OLSI TUJANI

Kryebashki­aku i Ka mzës ka ndjekur skuadrën për paraqitjen në Laç dhe i konsideron një maskaradë vendimet arbitrare. Në një intervistë për "Panorama Sport", Xhelal Mziu deklaron se disa skuadra janë duke bërë llogari dhe pazare, por ai është i bindur se skuadra e tij ka kontingjen­t cilësor, me të cilin nuk do ta diskutojë mbijetesën. Gjatë deklaratës së tij komenton sfidën e luajtur në Lushnjë, ndërkohë që shprehet se kurbinasit e donin me patjetër këtë fitore për shkak se do të munden ndaj Teutës.

Në minutën e 17-të, një faull i akorduar në favor të Laçit bëri që situata të tensionohe­j. Si e patë ndeshjen, çfarë ndodhi?

Isha në stadium dhe ishte një maskaradë. Jo vetëm për mua, si kryetar Bashkie i Kamzës, dhe për tifozët e Kamzës, por edhe për vetë tifozët e Laçit, të cilët u shokuan nga sjellja brutale e arbitrit të ndeshjes. Ai, për një faull që nuk ishte i tillë, dha dy kartonë të verdhë dhe një të kuq. Nuk kishte ndodhur ndonjëherë, as në Shqipëri dhe as në futbollin jashtë që dikush të ndëshkohet për protesta normale dhe ' fair play' dhe të largohet nga fusha. Ishte në vazhdimësi, pasi edhe para se të vinte ky moment i minutës së 17-të, ishte qëllim në vetvete i gjyqtarit me angazhim maksimal për t'ia dhënë fitoren Laçit.

Çfarë ndodhi pas atij momenti, pasi mosakordim­i i pozicionit jashtë loje bëri që skuadra të mos vijonte lojën. Ju e dhatë urdhrin?

Ishte zgjedhje e lojtarëve, pasi nëse do të më kishin pyetur mua do të ishte më normale që të mos e vazhdonin më për të marrë kartonë të

tjerë të verdhë. Kjo, duke menduar edhe në perspektiv­ë që ekipi të mos kishte mundësi të luajë dhe do të ishte më mirë që ta merrte trepikëshi­n në tavolinë skuadra e Laçit.

Edhe me 10 veta Kamza luajti mirë. Çfarë i mungon për të marrë pikë?

Jam i sigurt, sikur edhe të gjithë arbitrat të kthehen kundër Kamzës, nuk ka asnjë lloj shansi për të na zbritur nga kategoria. Por, po bëhet një aritmetikë jo e pastër me skuadrat e tjera dhe besoj se e patë edhe teatrin që u luajt në qytetin e Lushnjës.

Momentalis­ht, a ndryshon objektivi i Kamzës?

Objektivi ynë ka qenë që në fillim dhe vazhdon që të jetë për të mbetur pjesë e Superiores. Futbolli nuk do të jetë një element fitimprurë­s dhe as pazaresh, është thjesht për shqiptarët. Kryesorja ka qenë dhe ne ia kemi arritur për të treguar se jemi i vetmi stadium ku kemi qenë 'fair play' në çdo ndeshje. Në të gjitha stadiumet e Shqipërisë ka pasur probleme, zënka etj., por në stadiumin e Kamzës, nuk ka ndodhur asgjë. E çuditshmja është që ne më shumë pikë i kemi marrë në transfertë. Megjithatë, tifozët dhe skuadra e Kamzës kanë qenë më 'fair play' të kampionati­t. Ne jemi të angazhuar maksimalis­ht dhe për të luftuar që pse jo, të jemi edhe pjesë e kupave të Europës. Megjithatë, mbijetesa është e sigurt me këtë kualitet lojtarësh që ne kemi në dispozicio­n.

Do të ndërmerrni një hap në federatë në lidhje me këtë situatë, ku episodet e arbitrimit kanë ndikuar jo pak së fundmi?

Nuk shikoj ndonjë gjë dhe nuk do ta konsideroj le të themi 'grup armiqësor' ndaj Kamzës, pavarësish­t tendencës së disa ekipeve që bëjnë pazar. Jam i sigurt që Laçit i duhej fitorja sot (dje), sepse do të humbë në ndeshjen me Durrësin në javën tjetër që vjen. Por, jam besimplotë me lojtarët që ne kemi. Sepse edhe me dhjetë lojtarë, mund të kishim fituar. U bënë ato dy gola aksidental­isht. Besoj se çdo person që ka parë ndeshjen, ka qenë i bindur që në 80 minuta lojë, derisa hyri një gol aksidental, ishte superiore Kamza edhe pse ishte që nga minuta e 17 me 10 lojtarë. Jo vetëm kaq, por skuadra tjetër jo vetëm që ishte me 11, por me një arbitër apo edhe më shumë sesa një.

 ??  ?? Drejtuesi Drejtuesi i i kamzalinjv­e kamzalinjv­e hedh hedh akuza akuza të të forta forta pas pas ndeshjes ndeshjes në në Laç: Laç: Na Na mundën mundën me me gjyqtar gjyqtar sepse sepse do do t’ia t’ia lënë lënë ndeshjen ndeshjen durrsakëve durrsakëve...
Drejtuesi Drejtuesi i i kamzalinjv­e kamzalinjv­e hedh hedh akuza akuza të të forta forta pas pas ndeshjes ndeshjes në në Laç: Laç: Na Na mundën mundën me me gjyqtar gjyqtar sepse sepse do do t’ia t’ia lënë lënë ndeshjen ndeshjen durrsakëve durrsakëve...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania