Panorama Sport (Albania)

Mezani: Nuk e imagjinoni­m vendin e dytë

-

Trajneri i Laçit ka deklaruar se për të dhe gjithkënd në kampin e kurbinasve ka qenë i pamenduar një pozicionim i tillë në tabelë. Gentjan Mezani, në deklaratën e dhënë për "Super Sport", është shprehur i kënaqur me reagimin e ekipit në fraksionin e dytë. FITORJA - "Ishte një ndeshje jashtëzako­nisht e vështirë dhe e dinim këtë, pasi Kamza është skuadër e mirë dhe mbrohet me shumë forca. Kjo bëri që ta kishim më të vështirë për të dalë në lojën tonë. Në të dytën u futëm më të bindur dhe bëmë atë që duhet", u shpreh fillimisht Mezani. TIFO PËR VLLAZNINË - "Ne duhet të shikojmë edhe nesër (sot) një rezultat. Megjithatë, në fillim duhet që të shohim ndeshjet tona sepse çdo gjë do të bëhet më e lehtë për objektivin. Të mundohemi të marrim pikët maksimale për çdo ndeshje, por edhe të luajmë futboll sepse jemi akoma larg nga loja dhe forma e fazës së dytë". SUPERIORIT­ETI NUMERIK - "Ishte mënyra e gabuar e kërkimit të golit në pjesën e parë. Në pushim fola me ekipin sepse ishte e vështirë që Kamza të çahej në prapavijë. Iu kërkova që të godisnin nga anësorja dhe rezultoi pozitive". TRYSNIA - "Absolutish­t që nuk e kemi menduar këtë pozicion. Ne po mundohemi që skuadrën ta mbajmë me këmbë në tokë dhe po flasim përditë, pasi janë djem të rinj. Edhe lojtarët me eksperienc­ë po na ndihmojnë. Ne nuk shohim as kupat e kampionëve, as vendin e dytë apo të tretë. Ne duam vetëm të luajmë. Nëse do të luajmë si në fazën e dytë do të jemi të vështirë për t'u mundur", ka përfunduar Mezani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania