Panorama Sport (Albania)

Duro: Flamurtari, i lodhur nga marsi

“Me Partizanin është gjithnjë e veçantë për mua, Europën ia ndërlikuam vetes”

- ERMAL SIKA

hpëtim Duro kërkon maksimumin në ndeshjen e sotme me Partizanin. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri Duro tha se me gjithë mungesat e shumta, ekipi i tij është i gatshëm për të dhënë më të mirën. Me statusin e një ish-i në këtë sfidë, Shpëtim Duro vlerësoi trajnerin Dalipi, ndërsa tha se te Partizani ka shumë miq.

Me barazimin me Kamzën, Flamurtari zbriti në renditje, ndërsa me Partizanin është ndeshje për Europën. Mendoni kështu?

Duke iu referuar ndeshjes së fundit me Kamzën, nuk morëm atë që duhet të merrnim dhe jemi penalizuar për disa faktorë. Por, në aspektin e luftës së rivaliteti­t, skuadra nga fillimi deri në fund të asaj ndeshje me Kamzën dha maksimumin. Sigurisht, mund ta fitonim ndeshjen, por kemi gabuar në dy momente. Momenti i penalltisë dhe i golit ishin ato që na ndëshkuan, pasi gjatë gjithë ndeshjes ne kemi qenë superior. Por, në aspektin e seriozitet­it të skuadrës u dha maksimumi. Ndeshja me Partizanin ka rëndësi, pasi në këtë moment jemi rivalë për Kupat e Europës. E çuam vetë situatën deri kështu, pasi rezultatet e ndeshjeve të fundit na bënë që të futemi në luftë me trekatër skuadra.

Me Partizanin këtë vit Flamurtari ka bilanc pozitiv, dy fitore në kampionat dhe kualifikim­in në Kupë, u besoni statistika­ve?

Sigurisht, me Partizanin kemi një bilanc pozitiv këtë sezon, dy fitore dhe kualifikim­in në Kupë. Por, çdo ndeshje ka historinë e saj. Po t'i referohemi ndeshjes që do të luajmë, duhet të jemi shumë serioz dhe të kemi vlerësim maksimal. Çdo ndeshje ka historinë e saj. Na pret një takim shumë i vështirë, por, megjithëse kemi probleme të shumta dhe mungesa, skuadra është me djem profesioni­stë dhe të përgatitur për të përballuar Partizanin.

Në stol nuk është më Starova, me të cilin në katër ndeshje keni rezultat pozitiv, por Klevis Dalipi, një

emër i njohur nga ju. Keni ndonjë koment?

Nuk ka rëndësi. Me Dalipin kam punuar. Ai ka bashkëpunu­ar me mua. Ka qenë një bashkëpuni­m shumë i mirë. Është një djalë me shumë pasion dhe me njohuri të mira profesiona­le.

Si një ish-lojtar dhe trajner, keni emocione që luani me Partizanin?

E rëndësishm­e është që ne luajmë kundër Partizanit, e cila për mua është një ndeshje e veçantë. Kam shumë lojtarë që i kam stërvitur. Drejtuesit dhe trajnerët aty i kam miq, po ashtu edhe

tifozët, që janë të veçantë, kam shkuar shumë mirë. Gjithmonë është e veçantë kur ndeshem me këtë skuadër.

Jeni i shqetësuar për mungesat që keni për këtë takim?

Jam lodhur nga muaji mars. Kemi shumë mungesa. Natyrisht që edhe gjykimet na kanë penalizuar, por nuk duhet ta mbajmë mendjen te dëmtimet, kartonët apo gjykimi. Por, duhet të bëjmë maksimumin, pasi është një moment shumë i rëndësishë­m për ne si në kampionat ashtu edhe në kupë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania