Panorama Sport (Albania)

Gjokën e kënaq edhe...një pikë

“Durrsakët janë rrezik konstant, personalis­ht nuk i shoh në garën për mbijetesë”

- ADMIR URUÇI

Vllaznia do të ketë jo pak probleme për ndeshjen e radhës me Kukësin, megjithatë trajneri Ernest Gjoka premton se skuadra ka si objektiv të ruajë ecurinë pozitive dhe të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë, pavarësish­t se përballë do të ketë kampionët në fuqi. Trajneri ka dalë dje në një deklaratë për mediat, ku ka prekur edhe problemin që po kalon ditët e fundit qendërmbro­jtësi Renato Malota, por edhe futbollist­ët e dëmtuar, që do të kenë pa dyshim ndikimin e tyre me mungesën në këtë ndeshje.

Profesor, keni kaluar një javë të vështirë para ndeshjes me Kukësin...

Po, sigurisht që kjo javë ishte e vështirë. Por, ne i kemi pasur të gjitha javët e vështira nisur nga situata ku edhe jemi, por ky takim që kemi nesër (sot) në transfertë përballë ekipit të Kukësit, kampion i vendit, na vështirëso­het edhe më shumë nga të gjitha këto ngjarje që po ndodhin.

Sa e ka vështirësu­ar punën tuaj çështja "Malota" dhe mungesa e tij?

Është një problem shumë i madh. Jemi shumë të shqetësuar dhe është një gjendje kaotike që nuk dimë se çfarë të themi. Ajo që mund të themi, është se na mungon një nga lojtarët më të rëndësishë­m të ekipit në repartin e mbrojtjes.

Keni një kontakt me avokatin e Malotës dhe a ka ndonjë shans që të rikthehet shpejt?

Jo, nuk kam asnjë kontakt, por të them të drejtën pres që të rikthehet sa më shpejt.

Jua prish planet për for-

macionin mungesa e tij, por jo vetëm, edhe të tjerat?

Sigurisht që e prish, pasi kishim krijuar një stabilitet dhe një ekuilibër në mbrojtje dhe Malota ishte lider i saj. Gjithsesi, do të mundohemi të ecim përpara, pasi ky është një moment i vështirë që i ndodh çdo skuadre. Ta kthejmë dhimbjen në forcë dhe të shikojmë përpara.

Vllaznia ka treguar se di ta ndalë Kukësin. Do t'ia dilni këtë herë?

Do të mundohemi të bëjmë maksimumin, pasi takimi i fundit që kishim në fazën e dytë nuk shkoi mirë.

Ishte një sfidë që na dëmtoi shumë, jo vetëm nga ana e pikëve, por edhe moralisht. Por ne jemi ringritur dhe ndeshja e nesërme (e sotme) shpresoj të jetë ndryshe. Do të jetë ndryshe se unë atë fushë e njoh shumë mirë. Për një sezon, ajo fushë më ka sjellë shumë kënaqësi dhe e di sesi është mentalitet­i. Nëse dimë që të bëjmë detyrat mirë dhe të jemi rigorozë, të fortë e të uritur për atë që do të kërkojmë, mund të arrijmë atë që duam.

Në ndeshjen e fazës së parë ishit edhe në avantazhin e dy golave...

Sigurisht që çdo ndeshje ka momentet e veta të mira apo të këqija, por unë mbaj mend takimin e dytë me Kukësin, atë që humbëm në Shkodër. Nuk mbaj mend rezultatet pozitive, pasi humbjet të bëjnë të mendosh dhe punosh që të rregull gjithçka.

Objektivi i kësaj Vllaznie është që të ruajë diferencën me Teutën apo do të tentoni të kapni edhe ndonjë skuadër tjetër në luftën për mbijetesë?

Unë vazhdoj dhe këmbëngul që Teuta është një rrezik konstant. Një skuadër që unë nuk e shoh në garën

për rënien nga Kategoria Superiore. Kështu që do të kërkojmë të arrijmë ekipet e tjera. Për mua, Teuta është një rrezik shumë i madh.

Ju kënaq një pikë në transfertë­n me kampionët?

Në një ndeshje në transfertë përballë një ekipi kampion do të na kënaqte çdo gjë, përveç humbjes.

Mund të na thoni se si paraqitet situata me lojtarët e dëmtuar?

Unë mendoj se Vucaj nuk duhet që të sakrifikoj­ë, Krymi po mundohet që të jetë i gatshëm dhe duhet që të falënderoj shumë stafin mjekësor, i cili ka bërë maksimumin për Berishën e për Gocajn, por edhe për Krymin. Ndërsa Erioni ( Vucaj) nuk ia del dot, pasi po ta marrin dhe ta fusim

në lojë, do të rrezikonte që të rrinte një kohë të gjatë i dëmtuar, por gjithsesi mendoj se të tjerët janë në dispozicio­n 100%.

Ka pasur edhe një incident me Vllazninë B në ndeshjen që ajo ka luajtur dje ( të shtunën). Keni një koment?

Unë jam i botës së sportit dhe më vjen shumë turp kur dëgjoj të tilla situata. Unë uroj që të jetë e fundit, por, me sa duket, nuk paska kurrë fund. Unë uroj që të jetë një dorë e fortë dhe këto gjëra nëse janë të vërteta të merret masë njëherë e përgjithmo­në. Nëse nuk shpëtojmë nga këto lloj situatash, do të vazhdojmë të jemi në një vorbull shumë të shëmtuar dhe nuk do të ketë kurrë fjalë për futboll.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania