Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu “revolton” Luftëtarin

Dy penallti, një e paqenë dhe një e mohuar, kanë prishur ndeshjen e djeshme në Korçë

- LLAZI SARO

Skënderbeu fiton edhe kur luan me 40 për qind të kapaciteti­t të tij. Kjo nuk është më një gjë e re dhe korçarët e konfirmuan edhe në ndeshjen e djeshme ndaj Luftëtarit, ku më së shumti synuan të qarkulloni­n topin dhe të ulnin ritmin e lojës përballë një skuadre që, me mungesa të shumta, nuk arriti të shfrytëzon­te këtë "mangësi" të kryesuesve. Bluzinjtë luftuan shumë, por e kishin të vështirë përballë eksperienc­ës së vendësve që të bënin diçka më shumë për të dalë me pikë nga kjo transfertë, ndërkohë që duhet përmendur fakti se gjykimi i penalizoi në të paktën dy raste, që mund të konsideroh­en vendimtare për rezultatin. Me këtë fitore, Skënderbeu shkëputet momentalis­ht 18+ pikë nga vendi i dytë, ndërsa Luftëtari vazhdon të jetë mes ekipeve që shpresojnë për një vend në Europë.

PJESA E PARË

Korçarët luajnë në shtëpi, janë të qetë dhe nuk mendojnë shumë për fazën sulmuese, edhe pse trajneri Daja ka hedhur në fushë nga minuta e parë Souenë dhe Xhejmsin. Nga ana tjetër, Luftëtari e ka të vështirë që të gjejë hapësira në mbrojtjen kundërshta­re, pasi Radas dhe Vangjeli, me eksperienc­ën e tyre, arrijnë të mbyllin mirë hapësirat. Dhe në një situatë të tillë, gjuajtjet nga jashtë zone janë zgjidhja e vetme, por nuk rezultojnë efikase. Në këtë situatë, diferencën e bën cilësia. Minuta e 32-të dhe Lilaj jep një pasim të saktë për Xhejmsin, i cili mes dy mbrojtësve arrin të rrotullohe­t dhe të gjuajë lehtë, por kaq mjafton që topi të shkojë në rrjetë. Avantazhi qetëson korçarët dhe fut më shumë në presion Luftëtarin. Abazaj i vetëm e ka të vështirë që të bëjë diçka. Dhe si për t'i për të hipotekuar fitoren mendon edhe gjyqtari. Një top i gjatë për Souenë arrin të kontrolloh­et nga ky i fundit që, pasi tenton të shmangë edhe portierin, rrëzohet. Kryesori Sino nuk mendohet dy herë dhe akordon 11-metërsh të paqenë. Lilaj në minutën e fundit të kësaj pjesë nuk gabon dhe dyfishon shifrat. PJESA E DYTË Bluzinjtë nuk kanë gjë për të humbur dhe Rrapo i lë vendin Mingës. Shehi për korçarët lë fushën i dëmtuar dhe Teqja zë vendin e tij. Në këtë fraksion

të takimit, bluzinjtë janë disi më aktivë dhe vënë në vështirësi Skënderbeu­n që duket i lodhur në fushë. Duhet të kalojnë 25 minuta që gjirokastr­itët të realizojnë golin e parë, ku Liçaj me kokë përfiton nga një gabim në dalje i Teqjes dhe

realizon. Të besuarit e Likës rrisin presionin në portën kundërshta­re, por këtë herë fati nuk është në anën e tyre, pasi topat e gjuajtur në drejtim të kuadratit herë gjejnë këmbët e mbrojtësve dhe herë trupin e portierit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania