Panorama Sport (Albania)

Shthuret Lushnja, Teuta e përmbys

Durrsakët marrin 3 pikë të arta, arbitri u jep një dorë

-

Vuajtje, nerva të tendosura, por në fund vjen fitorja. Një tjetër sukses jashtë shtëpisë që e afron Teutën me Vllazninë. Diferenca është vetëm një pikë, por sot durrsakët do të jenë para ekranit për të shpresuar se kjo diferencë do të mbetet, duke ëndërruar humbjen e Vllaznisë në Kukës. Anonimë në 35 minutat e para, durrsakët vuajnë dy golat e vendësve. Por, arrijnë të përmbysin. Hilës i duhet të shënojë përsëri nga pika e bardhë. Më pas vjen barazimi i një goli model të Gjorgievsk­it. Në fund, kur të gjithë ishin të shushatur nga barazimi i paparashik­uar vjen goli i Dediç. Është Teuta e zakonshme që pikët i vijnë në fund. Një fitore e çmendur pas barazimit të dhimbshëm ndaj Skënderbeu­t.

SUPER CANKA - Pavarësish­t se "Roza Haxhiu" i kishte shkallët e boshatisur­a, në një qetësi olimpike, Teuta zbret në shtëpinë e verdhejesh­ilëve me "fantazmat" e ndeshjeve të kaluara. Lushnja është më e qetë dhe e saktë. Duke përdorur kundërpres­ingun, verdhejesh­ilët godasin me Cankën dhe marrin avantazhin. Reagimi i Teutës është i zbehtë dhe me shumë gabime në fazën e ndërtimit të lojës. Një gjë e tillë e ka tërbuar trajnerin Begeja që në momente të veçanta kapërcen edhe vijën anësore, duke i folur me tone të ashpra skuadrës. Gjërat shkojnë edhe më keq për durrsakët. Në një aksion shembullor nga futbollist­ët e linjës së majtë, Mone dhe Ruço, Canka dyfishon me një gol spektakola­r dhe Lushnja shkon në 2-0. Të paktat rastet, të shumta gabimet dhe Teuta rrezikon të marrë golin e tretë, por Moçka arrin të presë gjuajtjen e Pepës.

NGJALLET SHPRESA - Teuta nuk di se çfarë po bën, por për durrsakët ka një fund të lumtur të pjesës së parë. Papa kërkon të godasë topin me kokë, por pas tij rrëzohet Hila dhe kryesori Kola jep penallti. E dyshimtë sa nuk ka ku të shkojë... Kapiteni i durrsakëve shënon nga pika e bardhë dhe Teuta shkon plot shpresë në pushim.

PËRMBYSJA - Në pjesën e dytë, durrsakët duken disi më mirë dhe me më shumë besim. Te Lushnja ka shumë futbollist­ë që dëmtohen dhe mjekohen. Madje, Bufasi dhe Branica e lënë fushën e lojës të dëmtuar. Për barazimin mendon Gjorgievsk­i dhe Teuta hap rrugën e fitores. Peqini në vend të Lajthisë është një

ndryshim i dukshëm për Teutën. Traversa e Peqinit i mohon Teutës avantazhin. Por, Lushnja nuk është kurrkund dhe nuk ka lidhje me atë të pjesës së parë. Shthurje e pabesueshm­e e skuadrës vendëse dhe megji- thëse durrsakët janë në ankth për kohën që ikën, goli duket se është thjesht çështje minutash. Ai vjen në shtesë për durrsakët,

të cilët marrin një faull në hyrje të zonës, që Dediç e shndërron në gol, duke ngritur në këmbë të gjithë kampin durrsak. Të çliruar me avantazhin, Latif hedh në erë minutat e mbetura, duke qëndruar dy minuta i dëmtuar në fushë dhe Kola i jep fund në të 95-ën. Teuta mbyll javën me -1, nga Vllaznia. Lushnjarët për rekord, tetë humbje radhazi.

 ??  ?? Çast nga ndeshja e luajtur dje në Lushnjë
Çast nga ndeshja e luajtur dje në Lushnjë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania