Panorama Sport (Albania)

Surprizë te Tirana, Ngoo, “mbreti” i ri i... asisteve

Merr pak minuta, por Çelhaka di të befasojë

- ADELA MERKO

Nëse dikur ligjin e bënin emra si Devi Muka apo Klodian Duro, tashmë Tirana kanë gjetur një tjetër "mbret". Dy ish-numrat "10" të bardhebluv­e, fantazinë e kishin me bollëk dhe kjo dukej qartë te gjuajtjet e tyre të kalibruara, por mbi të gjitha te klasi që tregonin me shpërndarj­en e asisteve. Edhe pse këtë sezon nuk e kanë një fantazist të mirëfilltë në fushë, pasi as Binguila i dëmtuar dhe Muguna i sapoardhur nuk po bëjnë mrekullinë, për të mos thënë që janë në hije të plotë, kryeqyteta­sit zgjidhjen e kanë gjetur te një... qendërsulm­ues. Nuk bëhet fjalë as për një vlonjat apo elbasanas, por një londinez këtë herë. Majkëll Ngoo është lojtarit që po bën diferencën te Tirana. Dhe këtë nuk e themi ne, por shifrat. Veç faktit që e ka gjetur plot 11 herë rrugën e rrjetës, gjiganti ka aftësi mbresëlënë­se edhe në shërbim. Ngoo është zyrtarisht njeriu-asist i skuadrës më të titullar në vend, që këtë vit po militon në Kategorinë e Parë. Sulmuesi, që erdhi në mua- jin shtator në nisje të sezonit, nuk ishte në formën e tij më të mirë dhe për këtë shkak bëri që të shumtë të ishin skeptikët për vlerat e lojtarit që vjen nga Liverpuli. Por me kalimin e javëve, nisi që të flasë në fushë. Dhe veç golave, ka meritën edhe të 7 asisteve që kanë sjellë gjithashtu rrjeta të rëndësishm­e. Por nuk është i vetmi, pasi në këtë listë ka edhe surpriza. Veç Junus Sentamusë (kryegolash­ënuesit të bardhebluv­e, me 12 gola në 20 javë) që numëron 4 asiste, befasia vjen nga Alket Çelhaka. Mesfushori, edhe pse pa shumë zhurmë dhe mbi të gjitha pa shumë minuta, vetëm 774 nga 1800, ka dëshmuar se kur i

jepet shansi që të marrë krahun e djathtë, jep harkime perfekte për gola. Dhe në këtë formë ia ka dalë plot 4 herë. Edhe Albi Doka nuk është fort keq, ndërsa ka dhënë 3 të tillë. Me dy janë tre futbollist­ë, nga Bedri Greca tek Erando Karabeci e Dorian Kërçiku, ndërsa vetëm 1 asist kanë Erjon Hoxhallari me Grent Halilin.

 ??  ??
 ??  ?? Pushimet kanë bërë që bardheblut­ë t'i largohen zhurmës së kryeqyteti­t. Kështu ka vepruar edhe Erando Karabeci dhe Asion Daja që janë në Valbonë për të shijuar bukuritë e këtij parku kombëtar.
Pushimet kanë bërë që bardheblut­ë t'i largohen zhurmës së kryeqyteti­t. Kështu ka vepruar edhe Erando Karabeci dhe Asion Daja që janë në Valbonë për të shijuar bukuritë e këtij parku kombëtar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania