Panorama Sport (Albania)

Duda: Presioni mbi kryesuesit, ne nuk kemi çfarë humbasim

-

Apolonia zhvendos vëmendjen te Tirana, që është edhe kundërshta­ri i radhës. Nëse në fazën e dytë, fierakët ndalën në shtëpi kryesuesit e grupit B, tashmë që gara për kreun është ndezur, kryeqyteta­sit nuk do t'ia falnin vetes të gabonin sërish. Aq më tepër do të kërkojnë t'i dëshmojnë Apolonisë forcën e tyre dhe se barazimi në Fier ka qenë një rastësi. Por bardhejesh­ilët nuk kanë komplekse nga emri i madh i Tiranës dhe luajnë të qetë, pasi nuk rrezikojnë në objektiva. Nuk do të shkojnë për shëtitje në kryeqytet, por kanë ambicien e tyre pozitive për t'i dëshmuar opinionit sportiv dhe

Tiranës se ndeshja e fazës së dytë nuk ka qenë rastësi. Këtë e deklaron qendërmbro­jtësi Denis

Duda, një nga më të mirët në ndeshjen e kaluar ndaj bardhebluv­e, duke e nxjerrë "jashtë loje" anglezin Ngoo të Tiranës.

"Fillojmë javën e përgatitje­s për ndeshjen kundër Tiranës. Kemi pasur dhe një javë tjetër në dispozicio­n dhe kjo ka qenë pozitive për ne. Nuk do të jetë e lehtë dhe nuk nisemi nga barazimi që morëm me ta. Një ndeshje nuk i ngjan një tjetre, për më tepër që nuk luajmë në fushën tonë. Megjithatë, ne nuk kemi se çfarë të humbasim. Edhe në këtë takim presioni është te Tirana, e cila do të kërkojë fitoren me patjetër. Ne do ta shfrytëzoj­më këtë gjë për të ndërtuar lojën tonë dhe për të synuar që minimalish­t të mos dalim pa pikë", thotë qendërmbro­jtësi i Apolonisë, Denis Duda. Në fazën e parë në Tiranë, bardheblut­ë kanë fituar 2-0, por Apolonia ka zhvilluar një lojë të mirë, çka pretendon ta bëjë edhe në këtë takim të radhës. Bujar Rama

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania