Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Apolonia, 18 gola Pogradecit

Kampionet fitojnë me goleadë kundër Teutës

- ABDULLA DUSHKU

Kampionati i futbol lit të femrave nuk është ndërprerë dhe, pas përfundimi­t të fazës së parë, menjëherë ka nisur faza e dytë. Tri ndeshjet e së shtunës dhe dy të së dielës kanë mbyllur javën e 11-të.

Bilishtare­t humbin në Maliq - Vajzat nga Bilishti kanë ndëshkuar veten në ndeshjen kundër Dajtit me dy autogola të Senkos, një në fillim dhe një në fund. Ndërsa skuadra e Dajtit ka shënuar dhe 3 gola të tjerë, me autore, Dishën, Brahon e Kacën. Kështu Dajti triumfon 5- 0, duke barazuar në pikë Skënderbeu­n, i cili ishte pushim, por javën e ardhshme do të ndeshen me njëritjetr­in në Tiranë.

Derbi shkodran - AjaksiJuba­ni dhuroi spektakël dhe një rezultat të ngushtë 2- 1. Skuadra e Ajaksit e vendosi fatin e fitores që në pjesën e parë, teksa ka shënuar dy herë, në minutën e 10-të nga Skutina dhe në të 26-ën nga Shega. Për Jubanin shënon Paola Jaku.

Goleada e Fierit - Një fitore të pamëshirsh­me dhe me goleadë 18- 0 ka arritur skuadra e Apolonisë kundër Pogradecit, teksa ka shënuar 18 gola. Kështu Xhindole e Goro kanë shënuar nga 4 gola secila, Zarka tripletë, Levenaj, Lena e Demiri kanë shënuar dopietë, ndërsa nga një gol kanë shënuar Simoni e Ferati.

Derbi kryeqyteta­s - I shkëlqyer, ndodhin të gjitha në 90 minuta gjatë takimit Tirana-Kinostudio, 3 gola, 3 traversa, 5 dëmtime, dhjetëra tifozë, kanë qenë episodet më të shumta gjatë takimit, madje pas ndeshjes janë përgëzuar për fitoren vajzat bardheblu edhe nga lojtarët e Partizanit. Goli i bukur me kokë i Erjola Memës dhe Begallos i kanë dhënë fitoren Tirana AS. Për Kinostudio­n shënoi Lufo 5 minuta para fundit. Tirana ka marrë 3 pikë të arta.

Kampionët - Skuadra e Vllaznisë ka marrë një fitore të thellë ndaj Teutës në Shkodër, teksa ka fituar 7-0. Nga një dopietë kanë realizuar Muja, Doçi dhe Gjini, ndërsa golin e parë e ka shënuar Ambra Gjegji.

 ??  ?? Çast dyluftimi në Tirana - Kinsotudio 2-1
Çast dyluftimi në Tirana - Kinsotudio 2-1

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania