Panorama Sport (Albania)

Doviciozo shkëlqen në start

Markez dhe osi treguan ambiciet se do të jenë ndër pretendent­ët kryesorë për titullin

- ABDULLA DUSHKU

Dje me garat e raundit të parë në pistën e Lozail të Katarit, ka nisur udhë kampionati i 70-të i MotoGP për sezonin 2018 në Grand Prix (F. I. M.), një kampionat që pret surpriza që në garën e startit.

GARA

Doviciozo ka fituar garën e parë të MotoGP të zhvilluar në Katar, duke lënë mbrapa Markezin dhe Rosin. Këta të dy kanë zënë respektivi­sht vendin e dytë dhe të tretë. W ë në start, ai ka bërë një nisje të mirë për Johan Zarko, i cili ka ruajtur vendin e parë, i ndjekur nga dy pilotët e Hondas Mark dhe Marqez dhe Pedrosa. Edhe Valentino Rosi është nisur mirë, duke u ngjitur nga vendi i tetë te i katërti, para se të parakalont­e Pedrosa- n në xhiron e tretë dhe të merrte vendin e tretë. Në xhiron e gjashtë ka ardhur edhe parakalimi i radhës i "Doktorit", i cili ka lënë mbrapa edhe kampionin në fuqi, Markez. Shpërthimi i Doviciozo, erdhi në xhiron e 12- të, duke lënë mbrapa Rosi- n dhe Markez. Në xhiron e 13- të kemi dy dalje nga pista, me Rins dhe Lorenzo që kanë mbyllur garën para kohe, ndërsa Markez ka rimarrë vendin e dytë dhe parakalon Doviciozon, por ai kundërpërg­jigjet dy xhiro më vonë. Gara bëhet interesant­e, kur Zarko i jep mundësi Doviciozos dhe Markezit që ta parakalojn­ë njëkohësis­ht atë, parakalon dhe Rosi pak kthesa më mbrapa. Kjo treshe ka krijuar një shkëputje në xhiron e fundit, të ndarë nga rreth gjysmë sekonde me njëritjetr­in. Emocionet u shtuan në metrat e fundit, me Markez që ka marrë vendin e parë, pak para finishit, por që e ka humbur përsëri atë, duke dalë i dyti, i ndjekur nga Rosi, që ka dalë i treti, teksa Zarko që kryesoi garën për pjesën më të madhe, doli i 8- ti. GARUESIT DHE SKUADRAT PJESËMARRË­SE:

Andrea Doviciozo dhe Horge Lorenco, janë dy pilotët e "Ducati", Johan Zarko e Hafiz Siharin ( Monster { amaha Tech 3), Danilo Petruçi e Xhek Miler ( Alma Pramac Racing), Ksavier Simeon e Esteve Rabat ( Reale Avintia Racing), Tomas Luti e Franko Morbideli ( Eg 0,0 Mrc VDS), Karel Abraham dhe Alvaro Bautista (Angel Nieto Team), Maverik Vinales e Valentino Rosi ( Movistar { amaha MototGP), Dani Petroza e Mark Markez ( Rapsol Honda Team), Andrea Janone e Aleks Rins ( Team Suzuki Ecstar), Takaki Nagakami e Sal Hrutçlov ( LCR Honda), Bredli Smith e Pol Espargaro ( Red Bull KTM Factory Ravcing) si dhe Aleks Espargaro e Skot Riding ( Aprila Racing Team Gresini).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania