Panorama Sport (Albania)

Partizani, “vetvrasje” në Shkodër

Akademia AAS ndal të kuqtë dhe i bën nder Vllaznisë, që rrëmben vendin e parë

-

TIRANA - SHKËNDIJA E TIRANËS 2-3

GOLAT: Murja 62' (11-m), Zenuni 92' / Hadroj 58', Dylgjeri 65' (11-m), Malo 76' (aut)

TIRANA: Mati, Toro (Veriu 48'), Hekuri, Malo, Ismailgeci (Bakaj 10'), Murja, Çelhaka, Topalli, Keqa, Selenica, Zenuni. Trajner: M.Djarmati

SHKËNDIJA E TIRANËS: Koca, A.Hadroj, Ndoj (Lena 77'), Zeqo, Dajçi, Dylgjeri (Gashi 67'), Këndezi (Leci 54'), Duraj (Balliu 75'), Kosmollari, Xhunga (Marku 60'), Muça. Trajner: L.Pinari GJYQTARË: E.Bastari, D.Shkëmbi, G.Cenolli (Tiranë) KARTONË TË VERDHË: Hekuri 35' Murja 57' Bakaj 59' / Hadroj 57' Xhunga 70' KARTON I KUQ: Hadroj 64' Dy penallti, një autogol, një karton të kuq dhe luftë sportive deri në fund. Tirana dhe Shkëndija kanë zhvilluar një ndeshje për t'u mbajtur mend në kompleksin "Skënder Halili". Në fund fitorja u ka buzëqeshur lojtarëve të shkollës së mjeshtëris­ë sportive "Loro Boriçi". Skuadra e Luan Pinarit ka qenë më e qartë në lojë, por nuk ka munguar as tensioni, pasi për 26 minuta Shkëndija luajti me 10 lojtarë. Hadroj u ndëshkua me karton të kuq, por sërish ekipi mik gjeti forca për të administru­ar ndeshjen. Pjesa e parë, pavarësish­t përpjekjev­e të të dyja skuadrave, nuk prodhoi gol. Vetëm në minutën e 58-të, Hadroj kaloi në avantazh Shkëndijën. Më pas ishte Murja që barazoi nga pika e bardhë e penalltisë për Tiranën. Nuk kalojnë as tre minuta dhe kemi sërish 11-metërsh, këtë herë për Shkëndijën, që shënon me Dylgjerin. Gjithsesi, në minutën e 76-të autogoli i Malos vulosi fitoren e miqve. Në fund goli i Zenunit për Tiranën nuk e shmangu humbjen e ekipit të Djarmatit. Abdulla Dushku

 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Çast nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania