Panorama Sport (Albania)

‘Uragani’ Inter sheh Champions-in

Ditë perfekte e zikaltërve, zgjohet edhe Perisiç. Liga e Kampionëve, e mundur

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Papritmas duket përsëri teknik, i bin dur dhe kompakt si tre muaj e gjysmë më parë. Interi i çmendur nuk resht së surprizuar­i dhe ditën e djeshme shkatërron Sampdorian, një fushë që prej vitesh ka qenë e mallkuar. Katër gola në një pjesë dhe 5 në total, ashtu si në ndeshjen e fundit bindëse në 3 dhjetor kundër Kievos. Kopertina e ditës për Mauro Ikardin, që shënon 4 gola dhe arrin në kuotën e 22 golave në sezon dhe Perisiç, i cili ishte ndalur që nga dhjetori. Por në fakt është e gjithë skuadra që funksionon mjaft mirë dhe në mesfushë është e mrekullues­hme falë zgjedhjeve të bëra nga Spaleti. Tani zona Champions është e arritshme.

URAGANI INTER- Trajneri toskan insiston me Brozoviçin përkrah Galjardini­t dhe Rafinjën si trekuartis­t. Rreziku i këtyre zgjedhjeve lidhet me hapësirën që i lihet Ramirezit, por ky i fundit nuk bëhet kurrë i rrezikshëm dhe nuk i shërben Kualjarelë­n dhe Zapatën. Interi e nisi me këmbën e mbarë dhe në 1 minutë krijon 4 raste të mira për të shënuar. Fillimisht Rafinja, pastaj Perisiç me një goditje, më vonë Shkrinjar me kokë dhe në fund Kanselo. Vendimtar Perisiç, i cili lexon mirë krosimin e Kanselos dhe me kokë e dërgon topin në rrjetë duke "djegur" Vivianon në mes të rrugës, që po përgatitej të dilte. Kalojnë vetëm 3 minuta dhe Rafinja fiton një penallti. Viviano kishte pritur 4 radhazi deri tani, por Ikardin nuk e ndal dot. Goditje e lehtë e kapitenit, që shënon golin e 100- të në Serinë A. Sampdoria nuk reagon. Brozoviç konfirmohe­t edhe një herë në formë të mirë ashtu si me Napolin dhe bashkë me Galjardini­n formojnë një digë dinamike dhe të pakalueshm­e. Edhe mesfushori italian duket i rilindur. Zikaltrit hidhen në sulm si uragan dhe shumë shpejt vjen goli i tretë. E shënon sërish Ikar-

di me finte. Rrezikun e vetëm në portën e Handanoviç­it e shkakton Zapata, i cili në minutën e 41 godet shtyllën. Por kjo nuk ishte dita e tij. Ishte dita e Ikardit, i cili përfiton nga një goditje e Rafinjës me finte, e cila lihet në zonë nga Viviano. Kapiteni zikaltër nuk fal dhe shënon golin e katërt të ndeshjes dhe të tretin personal. Por nuk përfundon këtu. Përpara se t'i lërë vendin Ederit, ai

shënon golin e pestë me një të djathtë fluturimth­i duke lënë në vend portierin e Sampdorias. Interi është në ditën kur arrin të bëjë gjithçka me një lehtësish të jashtëzako­nshme. I vetmi që nuk buzëqesh plotësisht është Kandreva, që kishte mundësinë për të shënuar golin e parë personal këtë sezon. Pak rëndësi ka. Mesfushori duket i lumtur edhe me fitoren. "E dua Interin e çmendur", shkruan ai pas ndeshjes.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania