Panorama Sport (Albania)

Ikardi mes legjendave: Shpresoj që golat të na japin Champions-in

-

Mauro Ikardi shënoi për herë të 6-të një tripletë në Serinë A, që prej debutimit të tij në 2012/ 13. 103 gola në 180 ndeshje në Serinë A në moshën 25 vjeç e 27 ditë, që e bëjnë futbollist­in e gjashtë më të ri që e kalon kuotën e 100 golave në kampionati­n italian (më mirë se ai kanë bërë 5 legjenda të futbollit italian si Meaca, Piola, Boniperti, Borel dhe Altafini). Përgjigjen më të mirë ish-tifozëve të tij që e vërshëllye­n në momentin e shpalljes së formacioni­t, ai e dha në fushë. "Kisha shënuar një poker pikërisht këtu kundër Peskarës. Ndoshta është shenjë e fatit. Këtu shënova golin tim të parë në Serinë A, por edhe të 100- in", tha kapiteni zikaltër pas ndeshjes. Champions-i mund të arrihet?

Shpresojmë. Është objektivi i të gjithëve. Pas Napolit, duhet të arrinim të fitonim jashtë shtëpisë dhe bëmë shumë

mirë në çdo pikëpamje. U rikthyet te goli pas një mungese të gjatë...

Kam humbur 4 ndeshje në 2018-ën, por nuk ka rëndësi. E rëndësishm­e është fitorja e skuadrës, pastaj sigurisht që jam i kënaqur edhe për golat.

Keni frikë nga precedenti i

vitit të shkuar, kur pas goleadës ndaj Atalantës, pësuat një rënie në formë? Pati një rënie pas një starti fantastik të kampionati­t dhe unë shpresoj tani që të mos përsëritet e njëjta histori pas fitores 7- 1 ndaj Atalantës. Duam të shkojmë përpara kështu. Goli më i bukur, ai me thembër?

Pata pak fat dhe ma lehtësoi edhe terreni i lagur. Tani është derbi me Milanin, por më parë edhe Hellas Verona... Të përqendroh­emi te secila ndeshje. Për golat e mi i falënderoj të gjithë, nga familja deri te shokët. Keni një mesazh për Sampaolin?

Kam folur me trajnerin e kombëtares dhe e dija që do të isha jashtë. Më duket e drejtë që i jep mundësinë lojtarëve të tjerë, sepse unë mungova shumë ndeshje kohët e fundit. Vendos gjithsesi trajneri në çdo rast.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania