Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6- Pritjen e vetme të denjë për këtë mbiemër e bën ndaj Praet, duke mbajtur portën të paprekur. Ka fat në shtyllën e Zapatës.

KANSELO 7,5- Interi ka gjetur një diamant. Ishte lajmi i vetëm i mirë edhe kur skuadra ishte në krizë. I jep asistin Perisiçit në golin e parë, pastaj rrezikon portën nga këndi. Për t'i hequr kapelën. SHKRINJAR 6,5- Zapata është një "klient" bezdisës, por ai e kontrollon gjithmonë. Ka gjithmonë qetësi.

MIRANDA 6,5- Punon mirë me Shkrinjari­n për të "anuluar" dyshen Kualjarela-Zapata. I sigurt. D'AMBROZIO 6,5- I afrohet golit me kokë kur rezultati ishte 0-0. Bën një ndeshje pozitive. BROZOVIÇ 6,5- Vrapon sa për 3 dhe konfirmon momentin pozitiv.

GALJARDINI 7- Më i miri i këtij sezoni. Ndoshta bën ndeshjen më të mirë që ka luajtur me Interin. Punë e palodhur në mesfushë. Vjedh shumë topa dhe është i saktë në nisjet e aksioneve. Digë. KANDREVA 6,5- Edhe këtë herë, goli mbetet thjesht një projekt për të ardhmen. Por bën një punë të shkëlqyer në krahun e djathtë. (Nga 78' Vesino - Pa notë). RAFINJA 7,5- Gjysmë note më pak për golin që nuk shënoi. Fiton penalltinë, godet me finte dhe i jep shansin Ikardit për golin e katërt. ( Nga 80' Valero - Pa notë).

PERISIÇ 7- Ja ku është. Pas tripletës në 3 dhjetor me Kievon ishte i zhdukur. Spaleti e motivoi në konferencë, duke thënë se pret më shumë. Përgjigjja erdhi. IKARDI 9- 103 gola në Serinë A, 100 gola me fanellën e Interit në të gjitha kompeticio­net. Në një ditë shënon me të gjitha mënyrat. Lider i skuadrës. (Nga 66' Eder 6 - Administro­n me qetësi topat që i vijnë. Edhe ai mund të merrte pjesë në festën e golave). TRAJNERI SPALETI 7,5- Interi më i mirë për të rinisur rrugën drejt Champions. Lajmi negativ është që tani ka pushime prej kombëtarev­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania