Panorama Sport (Albania)

Alegri, ankth për legjionarë­t

Pas miqësoreve, Juventusit i troket ndeshja me Milanin dhe 3 ditë më vonë Reali

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Pas 15 ditësh, Kris tiano Ronaldo do të zbresë në "Allianz Stadium": Por përpara se të vijë takimi i radhës me historinë, Juventusi duhet të bëjë llogaritë në kampionat me Milanin, në "Juventus Stadium" të shtunën e 31 marsit dhe me pushimin e kombëtarev­e që do të largojnë nga "Vinovo" 14 bardhezinj. Mario Manxukiç do jetë i impenjuar me Kroacinë e tij në SHBA. Sulmuesi do të luajë të shtunën në Majemi kundër Perusë dhe të mërkurën në 25, në Arlingon të Teksasit, ndaj Meksikës. Sikur të shkojë gjithçka ok, sulmuesi do të jetë në Torino të enjten në mbrëmje dhe mund të stërvitet me skuadrën vetëm të premten, në vigjilje të ndeshjes ndaj kuqezinjve. Nga emrat "big" vetëm Dibala mbe-

tet në Vinovo. Higuain është grumbullua­r nga Argjentina për miqësoret kundër Italisë dhe Spanjës, Duglas Kosta dhe Aleks Sandro do të përballen me Rusinë dhe Gjermaninë (atje ku do të gjejnë Khedirën), Matuidi do të ndeshet me Kolumbinë dhe pastaj fluturon me Francën në Shën Pjetërburg për të sfiduar Rusinë. Impenjime të dyfishta edhe për Lihshtajne­rin me Zvicrën dhe Pjaniçit me Serbinë. Benatia me Marokun (ndeshja e parë në Torino kundër Serbisë, por e dyta në Kazablanka) Shezni me Poloninë dhe Bentakur që me Uruguain do udhëtojë drejt Kinës, por do rikthehet në Itali përpara Manxukiçit (të mërkurën). Pastaj janë "axurrët" me Bufonin, De Shiljon dhe Ruganin. Veç Dibalës, Alegri do të ketë në Vinovo Barzaljin, Markizion, Pinsoljon, Hëvedezin, Azamoahun dhe Sturaron.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania