Panorama Sport (Albania)

Kutrone dhe Silva përmbysin Kievon

Miqtë fatalë në tre minuta. Bomberat e Milanit sigurojnë fitoren, Kesi humb një 11-m

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Deri të shtunën, dilema e Gatuzos ishte zgjedhja mes Kaliniç dhe Kutrone teksa fitoren ia dhuroi Andre Silva. Skenar i njëjtë me atë të një jave më parë me kuqezinjtë që vuajnë dhe portugezin që vulos tri pikët. Kievo-Milan pati gola, tri përmbysje dhe një penallti të gabuar nga Kesi, i cili mendoi t'i shtonte të tjera emocione fundit të përballjes.

MOMENTI KIEVO - Gatuzo ndonjëherë duket si fallxhor. Të shtunën lavdëroi Çalhanoglu­në, ndërsa dje turku ia shpërbleu me një gol, një asist për golin e tretë dhe një 11- metërsh të fituar. Pikërisht, 20 minutat e para u dominuan për meritë edhe të turkut dhe deri në gjysmëorës­hin e parë, Kievo dukej si kurban për lavdinë e "Djallit". Gjithçka dukej e qetë deri në minutën e 33-të kur fillimisht Stepinski dhe 80 sekonda më pas Inglese përmbysën përkohësis­ht sfidën në favor të vendësve. Në dopjetën veroneze ndikon dukshëm pozicioni dhe leximi i lojës nga ana e Borinit, i cili duhet theksuar se po zhvillon një rol që pak lidhje ka me atë çka ka bërë deri më sot në karrierën e tij.

PËRSËRI ANDRE - Golat dhe përmbysja e rezultatit rezultuan si anestezi për Milanin deri në fund të pjesës së parë. Reagimi kuqezi erdhi vetëm me tentativat e Susos dhe Çalhanoglu­së, teksa arbitri Marinia i dërgoi të gjithë në dhomat e zhveshjes. Lehtësisht i parashikue­shëm reagimi i Gatuzos, i cili në nivel grinte hodhi në fushë një tjetër skuadër. Aspak rastësor goli i minutës së 54-t me Kutronen, që fillimisht pa t'i anulohej rrjeta për pozicion jashtë loje. Krosim nga e djathta i Borinit, mbrojtja largon topin, i cili përfundon në këmbët e Biljas që godet drejt portës. Sorrentino grushton dhe 20-vjeçari kuqezi përfiton, duke shtyrë topin në rrjetë. Sulmuesi shënoi në pozicion të rregullt (Jarozhinsk­i e mban në lojë) dhe për të konfirmuar diçka të tillë u desh ndërhyrja e VAR që akordoi me 2 minuta vonesë golin e barazimit të "Djallit". Maran kupton se fitorja po i rrëshket nga duart dhe tërheq skuadrën e tij në mbrojtje. Gatuzo nga ana tjetër shton forcën në sulm me Andre Silvën që merr vendin e Borinit. 30 minuta volum, agresivite­t dhe shumë krosime nga ana e Susos që për një arsye ose një tjetër nuk shfrytëzoh­en si duhet nga ana e Silvës dhe Çalhanoglu­së.

RRETHI - Topat që përplasesh­in çuditshëm, sollën golat e Kievos dhe i ngjashëm ishte edhe ai i fitores së Milanit. Krosim në zonë nga

këndi i Çalhanoglu­së dhe Jarozhinsk­i i presuar nga Kutrone nuk arrin të spastrojë me topin që ngelet në zonën e nëntë metrave. Andre Silva përfiton dhe shkarkon topin në rrjetë me forcë. I çuditshëm

rasti i portugezit që deri dy javë më parë ishte një bast i humbur ndërsa tashmë është njeriu i momenti për "Djallin" me dy gola në dy ndeshje për një total prej gjashtë pikësh. Sikur të mos mjaftonte

ecuria pozitive, ai ndihmohet edhe nga Kaliniç që bën të vështirin dhe humb një vend në listën e Gatuzos. Kush ka dyshime mbi atmosferën te Milani, t'i hedhë një sy pamjeve të rrethit që formoi

skuadra me Gatuzon dhe stafin pas fitores së djeshme. Nuk dihet se çfarë u tha Rino djemve, por e sigurt që pas pushimit të kombëtarev­e, Juve-Milan do të jetë një Ndeshje e madhe.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania