Panorama Sport (Albania)

Andre Silva: Bëra detyrën, nuk e kam menduar largimin

-

Një tjetër fitore që mban vulën e tij. Është ky fati i dy ndeshjeve të fundit të Andre Silvës, i cili pasi gjeti golin e parë në Serinë A ndaj Xhenoas, dje shënoi përsëri. Në lidhje me paraqitjet dhe golat e tij, të cilat i kanë dhuruar Milanit gjashtë pikë në dy takimet e fundit, portugezi deklaroi për kanalin televiziv kuqezi: "Stërvitem me përkushtim dhe mendoj se kam bërë thjesht detyrën time. Golat janë pjesë thelbësore e punës time, por rëndësi ka që skuadra të fitojë. Punoj çdo ditë në shumë aspekte dhe pres rastin tim. Edhe kur nuk arrija të shënoja, mendoja vetëm që të punoja, të stërvitesh­a dhe kaq, asgjë më shumë. Largimi nuk ka qenë kurrë një opsion". Moduli dhe interpreti­mi bëjnë ndryshime në paraqitjet e sulmuesve, por 21-vjeçari nuk kërkon alibi te skemat, teksa sqaroi: "Nuk ka lidhje me sa sulmues luajmë. Unë kam shënuar si i vetëm ashtu edhe me një partner në sulm. Në fushë po arrij të tregoj vlerat e mia dhe të ndihmoj skuadrën, kjo është ajo që ka rëndësi". Skuadër agresive dhe forcë reagimi, janë këto virtytet që i siguruan dje tri pikët për kuqezinjtë. Lidhur me këtë aspekt, Andre Silva shpjegoi: "Merita është e të gjithëve. Jemi shumë të lumtur që sforcot tona japin fryte në fushë. Unë dhe Patriku duhet të falënderoj­më shokët që na vendosin në kushtet e duhura për të shënuar. Sot dolëm të dy të lumtur nga fusha, por meritat i takojnë të gjithëve". Kalendari parashikon Juventusin dhe Interin si sfida të radhës, por portugezi preferon t'i marrë ndeshjet me radhë, teksa komentoi impenjimet: "Ndeshjet duhen marrë njëra pas tjetrës. Nuk kam kohë të pushoj sepse jam i grumbullua­r me kombëtaren. Duhet të stërvitem dhe të punoj fort për të ndihmuar me gola përfaqësue­sen e vendit tim dhe më pas Milanin".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania