Panorama Sport (Albania)

Van Gal thumbon Hënesin: Ai është lideri te Bajerni

-

Luis Van Gal, ish-trajneri i Bajernit, ka akuzuar drejtuesit e klubit për një politikë të pisët që ndjekin në Bundesligë. Holandezi nuk i ka kursyer edhe ironitë ndaj presidenti­t Uli Hënes. Për Hejnkes - "Mendoj që trajneri Hejnkes është personi i vetëm që po udhëheq bavarezët. Që pas shkarkimit të Ançelotit, 72-vjeçari ka arritur të vendosë raportet e duhura me lojtarët dhe si rrjedhojë skuadra është më kompakte. Jupi do të bënte mirë të largohej në verë. Ai është në moshë të madhe dhe kjo punë të kushton shumë energji. Mendoj se ai është nga më të mirët në qarkullim dhe Bajerni do ta ketë shumë të vështirë ta zëvendësoj­ë atë. Në verë do të bëhet 73 vjeç dhe shpresoj të largohet me tripletë. Nuk do të jetë hera e parë që ai i fiton këto trofe.

Për Hënesin- "Uli shpeshherë përflitet për rolin e liderit te Bajerni. Por mendoj se nuk është ai. Meritat e ekipit ia faturoj Hejnkesit. Ai është personi dhe lideri i Bajernit. Dhe pse Uli gjithmonë ka qenë në mbështetje të ekipit. Zëvëndësue­si i Hejnkesit"Më mirë një trajner të ri, Julian Nagelsman ose Tomas Tuhel. Ata janë pa eksperienc­ë dhe drejtuesit e Bajernit Hënes dhe Rumenige duan që trajnerin ta kenë nën kontroll. Me Ançelotin nuk mund ta bënin sepse ai ishte një trajner me shumë eksperienc­ë dhe kishte fituar shumë tituj personal. Është e vështirë t'i thuash Karlos se çfarë duhet të bëj, ndaj dhe ata këmbëngulë­n për largimin e tij pas disa rezultatev­e të dobëta. Presioni u bë i padurueshë­m. Çështja Levandovsk­i"Mendoj se Bajerni nuk do ta shesë atë. Një lojtar si Levandovsk­i e ke të vështirë për ta zëvendësua­r, nuk shënon vetëm gola, por është edhe pikë referimi që ndryshon shumë situata në lojë. Leva është një nga sulmuesit më të mirë në botë, do të doja ta kisha stërvitur atëherë. E doja në Mançester kur isha tek "djajtë e kuq". Çmimi nuk ishte problem për drejtuesit, por Bajerni nuk donte ta shiste lojtarin. Trajneri holandez ka qenë në pankinën bavareze nga viti 2009 deri në 2011, kur u largua nga Mynihu për të drejtuar përfaqësue­sen holandeze.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania