Panorama Sport (Albania)

Mjeku tremb Brazilin: Nejmar ka humbur Botërorin

Vidente konfirmon Gjermaninë kampione bote, “Seleçao” eliminohet sërish në ¼-at

-

Tifozët superstici­ozë brazilianë të futbollit kanë frikë se Nejmar do ta humbasë Botërorin, pasi një parashikue­s i famshëm i fatit parashikoi vitin e shkuar se ylli i PSG-së do të pësonte një dëmtim të rëndë, i cili do ta pengonte që të shkonte me Brazilin në Rusi këtë verë. Karlinjos Vidente, një mjek, i cili ka programin e tij televiziv në Amerikën e Jugut, paralajmër­oi në dhjetor se Nejmar do të qëndronte larg fushave për 5-7 muaj pas një dëmtimi. "Nejmar nuk do të jetë në gjendje që të marrë pjesë në Kupën e Botës për shkak të dëmtimit. Ai do të qëndrojë jashtë fushe për 5-7 muaj, por Brazili ende do të renditet i treti ose i katërti në turne". Aktualisht, sulmuesi 26-vjeçar është duke u rikuperuar nga një frakturë në kockën e metatarsal­it që pësoi muajin e shkuar, ndërkohë që shumë veta në Brazil besojnë se parashikim­i i Videntes është i saktë. Teoritë e tij të parashikim­it kanë treguar se kanë një saktësi të frikshme. Ai parashikoi eliminimin e Brazilit nga Gjermania në gjysmëfina­let e Botërort, përpara se "Seleçao" të shkatërroh­ej 7-1 në tokën e saj në 2014. Ai ka parashikua­r gjithashtu se "pancerat" do të mbrojnë titullin e tyre në Rusi këtë verë, ndërkohë që 5 herë kampionët e Botës do të eliminohen përsëri në gjysmëfina­le.

RRITJA E RROGËS - PSG nxitoi ditën e diel të përgënjesh­tronte një lajm, që britanikja "The Times" publikoi, se futbollist­i më i shtrenjtë i historisë kërkon një rritje rroge që të qëndrojë në Paris sezonin e ardhshëm. "The Times" shkruante një ditë më parë se Nejmar, i cili është identifiku­ar si objektivi numër 1 i Realit në merkaton e verës, po negocion një rritje të rrogës javore të tij nga 750 mijë euro në 1.3 milionë. Ata pretendojn­ë se presidenti i PSG-së, Naser Al-Khelaifi, udhëtoi drejt Brazilit javën e shkuar për të diskutuar kontratën e tij aktuale, e cila skadon në 2022 dhe dëgjoi edhe parashtrim­et e babait të futbollist­it, i cili sipas tyre ka kërkuar ndryshimin e kushteve të kontratës për të qëndruar. Por francezja "L'Equipe" shkruan se PSG e ka mohuar lajmin e "The Times", duke e quajtur atë një spekulim dhe sqaruar se futbollist­i nuk ka kërkuar asnjë ndryshim të kushteve të kontratës së tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania