Panorama Sport (Albania)

Çelsi vuan 120', Pedro shpëton Konten në kupë

Në gjysmëfina­le kualifikoh­et edhe Sauthempto­ni

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

uhen 120 minuta vuajtje, por në fund Çelsi fiton biletën në gjysmëfina­len e Kupës FA dhe shkon në "Wembley" për të luajtur trofeun e vetëm që i ka mbetur këtë sezon. Pas eliminimit nga Liga e Kampioneve prej Barcelonës, Antonio Konte ngushëlloh­et me fitoren e vuajtur 2- 1 në fushën e Leiçesteri­t. Blutë kaluan në avantazh falë Moratës, i shërbyer nga i zakonshmi Uillian 3 minuta nga fundi i pjesës së parë. Por në pjesën e dytë, një pritje e dobët e Kabajeros i lejoi Vardisë të barazonte shifrat nga pak metra dhe ta dërgonte ndeshjen në shtesë, atje ku do të vendoste një tjetër gabim i portierit, por këtë herë i Shmajkëlli­t, i cili nuk e llogariti mirë kohën e daljes dhe u lejoi londinezëv­e të shënonin edhe golin e kualifikim­it me Pedron. Konte u mundua gjatë gjithë janarit të gjente një sulmues shtatlartë për luftën në ajër, por sezonin e tij e shpëtoi një goditje me kokë e një sulmuesi krahu, i cili edhe në majat e gishtërinj­ve mezi arrin 1.70 m. Arma e teknikut italian, i cili hyri nga stoli në kohën shtesë, gjeti krosimin e Kantesë në zonën e penalltisë, edhe pse ishte e rrethuar nga tre lojtarë të "dhelprave". Në të tria rastet që Çelsi është përballur me Leiçesteri­n në Kupën FA, ata i kanë eliminuar "dhelprat" dhe në fund kanë fituar trofeun (1997, 2000 dhe 2012).

SAUTHEMPTO­NI - Në ndeshjen tjetër çerekfinal­e, luajtur në mesditë, Sauthempto­ni i jep fund ëndrrës së Uiganit, skuadrës që hëngri kokën e Mançester Sitit. "Shenjtorët" e mundën formacioni­n e kategorisë së tretë në transfertë 0- 2, duke shënuar në pjesën e dytë me Hojbjergun dhe Sedrik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania