Panorama Sport (Albania)

Partizani dhe Flamurtari, si finale për Europën

Këshilla për Bardhin dhe Prognin para Flamurtari­t

- ILIR CARA

artizani pret sot Flamurtari­n në kuadër të javës së 26-të të Kategorisë Superiore, një takim i vlefshëm për të dyja ekipet, për vetë situatën ku ndodhen në tabelën e klasifikim­it. Të kuqtë e nisën sezonin me objektiva madhorë, ku synohej titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë, por tani synimet janë minimizuar, pasi po punohet për sigurimin e një bilete për në Europë. Flamurtari me eliminimin që i bëri Partizanit nga Kupa, si skuadër gjysmëfina­liste në këtë veprimtari, ka shpresë për të fituar një trofe. Për vlonjatët, pjesëmarrj­a në Kupat e Europës mbetet objektiv kryesor, ndonëse me ndeshjet e fundit ia kanë komplikuar shumë punën veten për ta arritur qëllimin nga kampionati. Ndaj, takimi që do të luhet sot në orën 17:00 në stadiumin "Selman Stëramsi" ka aromë europiane për të dyja skuadrat, por vendimtar mbetet për të besuarit e trajnerit Dalipi.

SULMI- Në konferencë­n e dhënë për mediat dy ditë para ndeshjes, trajneri Dalipi pohoi se është i kënaqur nga loja që po zhvillon skuadra, por duke iu referuar ndeshjes së fundit në Shkodër, ai pret më shumë nga sulmi. Në seancën e fundit, trajneri është munduar që të flasë personalis­ht edhe me sulmuesit, në mënyrë që t'i motivojë ata për sfidën me Flamurtari­n. Në fillim të seancës, Dalipi ka folur për pak çaste me Jurgen Bardhin, nga i cili pritet që të rregullojë shënjestrë­n ndaj

vlonjatëve. Gjatë praktikimi­t të skemave dhe udhëzimeve të fundit për këtë sfidë, u pa që Dalipi shpeshherë komunikont­e edhe me Prognin, i cili pritet të jetë pika referuese në majë të sulmit. Nëse kjo dyshe do të jetë e qetë në finalizim, Dalipi është besimplotë që fitorja nuk do të

NDAJ FLAMURTARI­T

diskutohet ndaj vlonjatëve. Për këtë dyshe, më herët ka folur me superlativ­a edhe trajneri Duro, i cili pohoi se do të donte t'i kishte pjesë të Flamurtari­t. Por, sot ata mund ta hidhërojnë ish-trajnerin në të mirë të Partizanit. Në fund u punua shumë në lojën në ajër, ku u përfshinë shtatlartë­t,

të cilët pritet të angazhohen gjatë goditjeve standarde. Pra, goli me kokë shikohet si një mundësi për ta zgjidhur takimin ndaj Flamurtari­t.

FORMACIONI- Partizani i fazës së tretë ka konsolidua­r një formacion tip, i cili ka mbetur i pandryshua­r edhe pas rokadës në stol, ku Starova ia la stafetën Klevis Dalipit. Edhe Flamurtari nuk pritet që të ketë ndryshime, për sa kohë në ekip nuk ka të dëmtuar nga titullarët, si dhe të pezulluar. Me Dalipin, jo vetëm që nuk ka ndryshuar formacioni, por identike po bëhen edhe zëvendësim­et në pjesën e dytë.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania