Panorama Sport (Albania)

Nexhipi konfirmon ngërçin: Ende nuk janë derdhur paratë

-

Në numrin e datës 16 mars, "Panorama Sport" shfaqi lajmin për ngërçin mes Kukësit dhe Shakhtor Soligorks rreth çështjes "Bakaj". Edhe pse klubi i ka dhënë letrat futbollist­it, në bazë të kontratës së firmosur me bjellorusë­t, këta të fundit nuk kanë marrë ende ITC-në, e cila do të bënte të mundur regjistrim­in final të lojtarit. Shkak janë bërë paratë e transferim­it, të cilat ende nuk kanë kaluar në llogarinë e shqiptarëv­e prej klubit bjellorus. Në kësi kushtesh, Bakaj e ka të pamundur që aktivizohe­t. Ky lajm u kontestua nga pala mbrojtëse e fantazisti­t, por, vetëm dje në konferencë­n për shtyp, ishte drejtori sportiv, Nderim Nexhipi, i cili konfirmoi gjithçka ka shkruar gazeta. Shkupjani ka deklaruar se Shakhtor nuk ka derdhur shumën e caktuar në arkat e Kukësit, ndaj kjo është dhe arsyeja pse Bakaj nuk është aktivizuar ende me skuadrën e re. "Ende nuk ka ardhur shuma e caktuar në arkat e klubit, por kjo është një procedurë që besoj se do të mbyllet javën në vazhdim dhe nuk do të ketë problem", u shpreh drejtori i Kukësit. Sapo në llogarinë e klubit verilindor të mbërrijë shuma prej 120 mijë dollarësh, sa është dhe firmosur marrëveshj­a, klubi i Kukësit do lëshojë ITC-në. Theksojmë që ky ngërç vjen për shkak të procedurav­e bankare. Bakaj humbi takimin e parë të ekipit të tij ndaj Dnjipro Mogliev më datën 11 mars, që u fitua me shifrat 3-1, si dhe ndeshjen e datës 17 mars, kur Shakhtori u ndesh sërish për kupë në ndeshjen e kthimit ndaj Dnjipros dhe humbi me rezultatin 2-0.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania