Panorama Sport (Albania)

Higuain: Në 2016 mendova tërheqjen nga futbolli

“Pipita” u frikësua nga sëmundja e mamasë: Doja të hiqja dorë, por ajo nuk ma lejoi

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

am luajtur për Realin e Madridit dhe jam pjesë e 10 goleadorëv­e më të mirë të historisë së tij, ndërsa në Kombëtaren e Argjentinë­s jam mes 6 të parëve. Te Napoli jam gjithashtu pjesë e 10 më të mirëve, por edhe rekordmen i Serisë A. Dhe të njëjtën gjë jam gati që ta bëj edhe te Juventusi". Jepini Higuainit, atë që i takon Higuainit. "Pipita" ka luftuar kundër të gjithëve, por edhe kundër vetes, sepse prej gjashtë muajsh ai injorohej nga kombëtarja dhe trajneri Horge Sampaoli, por në fund ai arriti që ta fitojë edhe këtë beteja. Dhe për të arritur sukseset nevojiten sakrifica të mëdha, momente të vështira për t'u kaluar, por ai diti që të kalojë edhe frikën e dy viteve më parë, ku tregon se ishte gati që t'i jepte fund me futbollin.

TËRHEQJA E MUNDSHME - Edhe pse sukseset, golat, duartrokit­jet dhe paratë mund të duken diçka që të kompletojn­ë, për Gonzalo Higuainin këto janë zero, kundrejt dashurisë për prindërit e tij. "Kam kaluar një periudhë të frikshme, kur mamaja ime pati një problem. Çdo ditë mendoja vetëm t'i qëndroja pranë, aq sa mendoja edhe tërheqjen nga futbolli. Gjithsesi, ajo do të ishte e lumtur vetëm nëse unë do të vazhdoja të luaja. I deklarova se do t'i qëndroja pranë në çdo sekondë, por ishte vullneti dhe kërkesa e saj për të mos hequr dorë, që më bëri të rimendoja vendimin tim. Kur më sheh që luaj, është gjithmonë e qeshur, por sëmundjen e saj e mësova

vetëm pas turit të vitit 2016 që patëm në Shtetet e Bashkuara, por sinqerisht ende sot nuk jam në dijeni se çfarë kaloi, por di që e keqja përfundoi aty... Tani, dua vetëm që të jetoj i lumtur dhe jam ende më i lumtur së fundmi, pasi pres që të bëhem baba",

shpjegon 30- vjeçari.

KOMBËTARJA - Pas gjashtë muaj, ai rigjen Kombëtaren e Argjentinë­s, një objektiv të cilin nuk kërkon ta humbë, aq më shumë teksa Botërori është fare pranë: "Jam i lumtur që jam kthyer pas gjashtë muajsh. Më mungonte

shumë dhe tani dua të shfrytëzoj rastin për të qenë në Botëror. Punoj për t'u përmirësua­r dhe shpresoj që të luaj akoma edhe për shumë vite duke parë se tani jam mirë fizikisht, por edhe psikologji­k. Luaj në nivele të larta prej 12 vitesh dhe diçka

e tillë nuk arrihet pa sforco. Kam folur me Sampaolin dhe ai më ka shprehur besimin e tij në pritje të Botërorit. Kjo është një dozë e madhe optimizmi".

FENOMENËT E RINJ - Në lidhje me miqtë dhe fenomenët e rinj që po rriten

për Argjentinë­n, ai kërkon të nënvizojë dy: "Dibala është një mik, të cilit i jap gjithmonë këshilla. Nuk është e lehtë që në moshën e tij të rezistosh në të tilla nivele. Por ai duhet thjesht të mos kërkojë të djegë etapat dhe të ruajë qetësinë, pasi kritikat mund ta shkatërroj­në. Lautaro Martinez është gjithashtu një fenomen i ri. Fakti që do të luajë në Itali, tek Interi, sezonin e ardhshëm, do ta përmirësoj­ë edhe më shumë. E kam ndjekur, do të jetë e ardhmja e Argjentinë­s, së bashku me Dibalën", përfundoi Gonzalo Higuain.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania