Panorama Sport (Albania)

Aliji: Jam ndryshe nga Agolli, ja kërkesat e Panuçit

-

Mbrojtja publike e ftesës së Alijit nga trajneri Panuçi kur lojtari ishte pa skuadër, nuk mund të mos pasohej nga një falënderim publik i vetë mbrojtësit të linjës së majtë. Naser Aliji, aktualisht pjesë e skuadrës së Virtus Entelës në Serinë B italiane, gjatë konferencë­s për shtyp dje në Durrës ka deklaruar se është gati për një vend titullari. FORMACIONI - "Unë e shoh si një shans shumë të madh për mua, sepse Ansi nuk është i grumbullua­r dhe shpresoj që të futem edhe në formacion. Nuk po flas vetëm për këtë ndeshje, por për të ardhmen". FTESA PA EKIP - "Panuçi më ka ndihmuar shumë për të gjetur skuadrën time, pasi isha pa skuadër dhe prandaj dua ta falënderoj. Pasi nuk është një gjë shumë normale që të thërrasësh një futbollist pa ekip".

BISEDA ME PANUÇIN - "Trajneri më ka thënë që të stërvitem çdo ditë që të isha gati fizikisht gjithmonë për Kombëtaren. Tashmë jam në formë të mirë dhe në fund është trajneri ai që vendos se kush luan".

AGOLLI - "Ansi është një lojtar ndryshe dhe unë jam ndryshe. Nuk mund ta analizoj atë. Ai ka shumë vite me Kombëtaren, ishte kapiteni dhe është një person shumë i mirë dhe futbollist shumë i mirë". DE BIAZI - PANUÇI - "Pak a shumë është e njëjtë, sepse të dy kanë të njëjtën lojë dhe italianët kanë pak a shumë të njëjtën taktikë. Kanë ndryshuar pak gjëra".

ENTELA - "Kam qenë 6 muaj pa ekip dhe për mua është një mundësi për të treguar sa vlej, jo vetëm për Kombëtaren, por edhe për Virtus Entelën", ka deklaruar Aliji.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania