Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç mund Luftëtarin në FIFA dhe padit Kukësin

Trajneri: Këto janë çështje delikate, por mund të kthehem në Shqipëri

- ILIR CARA

Mladen Milinkoviç ishte një emër i panjohur për sportdashë­sit shqiptarë deri në verën e 2016-ës, ku drejtuesit e Luftëtarit e përzgjodhë­n si trajner të ekipit. Nën drejtimin e trajnerit serb, gjirokastr­itët e sapongjitu­r në elitë i surprizuan të gjithë, pasi Luftëtari i Milinkoviç­it dhuroi emocione dhe rezultate, që askush nuk i kishte imagjinuar përpara fillimit të edicionit 2016-2017 në Superiore. Ndonëse, rezultatet ishin të kënaqshme dhe të duartrokit­ura nga të gjithë, kryesisht nga gjirokastr­itët, palët u ndanë keq në fund të sezonit. Ndonëse kishin rënë dakord për rinovimin e kontratës, ata u "divorcuan" mes polemikave në verën e 2017ës. Milinkoviç akuzoi se Luftëtari nuk i kishte borxhe, ndërsa gjirokastr­itët kërkonin dëmshpërbl­im për ndërprerje kontrate, pasi vendosi të marrë drejtimin e Kukësit. Milinkoviç e paditi Luftëtarin në FIFA për detyrimet e pashlyera dhe së fundmi "Panorama Sport" ka mësuar se trajneri serb e ka fituar gjyqin me Luftëtarin. Mësohet se bëhet fjalë për dy rroga të pamarra dhe një premio të majme për arritjen e vendit të katërt, shumë e cila mund të shkojë te rreth 12 mijë euro. Në këto kushte, klubi gjirokastr­it është i detyruar ta shlyejë Mladen Milinkoviç­in, në mënyrë që të mos përballet me sanksione të mëtejshme. KONFIRMIMI I MILINKOVIÇ

Pas mësimit të lajmit të fitimit

të gjyqit me gjirokastr­itët, "Panorama Sport" ka kontaktuar me trajnerin serb, i cili e ka konfirmuar procesin, por dëshira e tij ishte që të mos e bënte të madhe, për vetë respektin që ka për të shkuarën e tij te Luftëtari. "Është e vërtetë që unë e kam fituar gjyqin me

Luftëtarin, por nuk dëshiroj që kjo çështje të bëhet lajm i madh. Kjo ka qenë një çështje mes meje dhe klubit. Kam kaluar një kohë të mirë atje. Kam pasur marrëdhëni­e shumë të mira me tifozët, lojtarët, bordin drejtues, si dhe me qytetarët e Gjirokastr­ës. Kështu, Luftëtarit i uroj më të mirat dhe suksese në të ardhmen", u shpreh fillimisht Milinkoviç.

PADIA NDAJ KUKËSIT

Problemati­k mësohet se ka qenë edhe "divorci" i Milinkoviç­it me Kukësin, ku pretendohe­t se verilindor­ët i detyrohen dy rroga trajnerit. Në të njëjtën rrugë që ka ndjekur për Luftëtarin po e përdor edhe për problemin me Kukësin trajneri serb, që pretendon të marrë rreth 10 mijë euro. Mësohet se 49-vjeçari serb e ka paditur edhe Kukësin në FIFA për detyrimet e pashlyera. "Panorama Sport" e pyeti edhe për këtë rast Milinkoviç­in, i cili me diplomaci devijoi në përgjigje, pasi bëhet fjalë për një çështje në proces. "Ashtu si për Luftëtarin, edhe Kukësit i uroj më të mirat në vazhdimësi", u shpreh trajneri serb që drejtoi verilindor­ët në pjesën e parë të sezonit.

RIKTHIMI

Mladen Milinkoviç për momentin është i paangazhua­r me profesioni­n e tij dhe po merret me punët e tij personale. Gjithsesi, ai nuk mohoi një rikthim të mundshëm në Shqipëri, ndonëse për momentin nuk ka asnjë kontakt. "Pas largimit nga Kukësi kam ndjekur disa ndeshje të Superiores përmes internetit. Por nuk kam një ide të qartë për të gjitha skuadrat, pasi nuk jam ndjekës i rregullt. Rikthimi në Superiore? Mase mund të rikthehem të drejtoj sërish në Shqipëri, por aktualisht nuk kam asnjë kontakt", u shpreh në fund Mladen Milinkoviç për "Panorama Sport".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania