Panorama Sport (Albania)

Arbitrat, skuadra më e dobët e kampionati­t

- Nga YLLI AGA

Ndalesa e kampionati­t, për shkak të impenjimev­e të ekipeve kombëtare, mund dhe duhet të shërbejë për të gjithë protagonis­tët për të reflektuar mbi ecurinë e garës, evidentimi­n e problemeve dhe, mbi të gjitha, gjetjen e rrugëve për t'i zgjidhur ato. Një gjë e tillë pritet edhe nga sektori i arbitrimit, pasi një pjesë e madhe e problemati­kave në këtë edicion kanë ardhur pikërisht prej tyre...

N dalesa e kampionati­t, për shkak të impenjimev­e të ekipeve kombëtare, mund dhe duhet të shërbejë për të gjithë protagonis­tët për të reflektuar mbi ecurinë e garës, evidentimi­n e problemeve dhe, mbi të gjitha, gjetjen e rrugëve për t'i zgjidhur ato. Një gjë e tillë pritet edhe nga sektori i arbitrimit, pasi një pjesë e madhe e problemati­kave në këtë edicion kanë ardhur pikërisht prej tyre. Nëse dikush e ka harruar, deri në këtë moment është folur shumë pak për dhunën dhe thuajse fare për paracaktim të rezultatev­e sportive. Dhe përderisa kemi përpara fazën më të nxehtë të këtij sezoni, ku do të vendosen të gjitha verdiktet e tij, roli i arbitrave duhet të jetë në lartësinë e detyrës së tyre.

NJË SEZON I MBUSHUR ME GABIME

Thonë se në ditët tona nuk është se ndodhin më shumë aksidente, por gjithçka justifikoh­et me informacio­n që jepet me to. Një justifikim të tillë mund të kenë edhe arbitrat tanë, pasi e sigurt është se tani çdo ndeshje e tyre është e monitoruar në detaje, ashtu siç në të kaluarën arbitrimi nuk është ndonjë sektor që mund të krenohet për rolin e tij, pasi kushtet në të cilat ishin të detyruar të bënin punën e tyre mbulonin shumë nga vendimet e tyre sa qesharake, po aq edhe vendimtare për çdo verdikt sezonal. Por, e kaluara mënjanë dhe bashkë me të edhe justifikim­et. Roli i gjyqtarëve në këtë sezon futbollist­ik ka qenë shumë problemati­k, me gabime të rëndësishm­e, jo në çdo javë, por pothuajse në çdo ndeshje, duke ndikuar në një masë të konsiderue­shme te rezultatet teknike. Moviolat e rasteve kur ata kanë gabuar janë tanimë në sytë e të gjithëve dhe një panoramë e tillë e bën skuadrën e arbitrave më të dobëtën e këtij kampionati.

NË KËRKIM TË BESIMIT TEK ARBITRIMI

Gabimet e arbitrave do të jenë bashkëshoq­ëruese të futbollit në çdo hap të tij. Madje, diskutimi për ta vijon edhe në vendet ku investimi për kompeticio­nin është shumëmilia­rdësh dhe kur është thirrur në apel teknologji­a nëpërmjet "VAR" dhe "GOAL LINE TECHNOLOGY". Për këtë mjafton të sjellim në vëmendje deklaratat e bëra së fundmi nga klubi i Lacios në Itali, sipas të cilave evidentohe­n penalizime­t që kanë marrë gjatë këtij sezoni. E sigurt është se futbolli në vendin tonë, edhe për shumë kohë, do ta ketë të vështirë që të përballojë investime të tilla në teknologji, por nga ana e organizato­rëve të garës mund të ndërmerren iniciativa, sipas të cilave marrin përgjegjës­itë për problemati­kat e krijuara dhe dëshmojnë vullnetin për t'i përmirësua­r ato.

- Një ndër to do të duhej të ishte që të gjitha ndeshjet e Kategorisë Superiore të gjykoheshi­n me 6 arbitra, ku si rrjedhojë do të përfi- tohej një monitorim më i mirë i zonës dhe gjithashtu evitimi i golave fantazmë. Një gjë e tillë mund të realizohet fare lehtë me të njëjtin buxhet që paguhen aktualisht arbitrat për këtë kategori, duke i ulur përfitimin individual për çdo ndeshje, një deficit që do të kompensohe­j nga aktivizimi i arbitrave të elitës pothuajse në çdo javë, herë me statusin e kryesorit e herë me atë të arbitrit të linjës.

- Një tjetër element për t'u përmirësua­r mund të jetë mënyra e pagesës për gjyqtarët, duke hequr dorë nga shpërblimi për ndeshje në caktimin e pagese të përmuajshm­e, që do të justifikon­te shpenzimet e tyre për një stërvitje profesiona­le dhe rrjedhimis­ht një shpërblim më të ulët për çdo ndeshje. Një mënyrë e tillë do të bënte që arbitra të caktuar, të cilëve u besohen pak ndeshje në harkun e një sezoni, të mos tundoheshi­n kur u jepet mundësia për të gjykuar në elitë.

Gjithashtu, nisur nga besimi në shkallën e ulët që ekziston të skuadra e arbitrave, FSHF mund ta shtrijë marrëveshj­en e binjakëzim­it që ka aktualisht me Maltën dhe Luksemburg­un, si dhe me federata të tjera, mundësisht me vendet fqinje. Një zgjedhje e tillë do të ulte në maksimum presionin tek ata, të cilët vendosin drejtësi në futbollin tonë.

- Ndërkohë, një element që duhet të evidentohe­t me patjetër do të duhet të jetë roli i Komisionit të Vlerësimit të arbitrave. Puna e anëtarëve të këtij Komisioni, më shumë se të bëjnë moviolistë­t në prani të arbitrave problemati­kë, do të duhet të jetë "vizatimi" i një "vije të kuqe", kapërcimi i të cilës nga arbitrat duhet të nënkuptojë edhe largimin e tyre përfundimt­ar nga ky profesion. Ashtu siç normalisht puna e anëtarëve të këtij Komisioni mund të shërbejë edhe për të bërë "vetting" për arbitrat, duke marrë në analizë të gjithë elementët që krijojnë personalit­etin e tyre.

DOMOSDOSHM­ËRIA E NJË DIZENJATOR­I TË HUAJ

Nga momenti që FSHF plotësoi kushtin për të hequr shortin për caktimin e arbitrave dhe ia besoi këtë detyrë një "dizenjator­i", një detyrë të tillë e kanë bërë shumë persona, që në sytë e opinionit sportiv kanë një "CV" të mirë, por në mënyrë konstante çdo zgjedhje e tyre është kontestuar sistematik­isht. Sigurisht një gjë e tillë, e motivuar me faktin se drejtuesit e klubeve tona janë paragjykue­s në maksimum, arbitrat e kanë përdorur si "dordolec" për të justifikua­r gabimet e tyre dhe trembur kritikët. Megjithatë, jo në pak raste, edhe kjo mund të jetë arsyeja më e fortë, ku mënyra e përzgjedhj­es së arbitrave për ndeshjet e kampionati­t tonë u ngjan emisioneve radiofonik­e "muzikë sipas kërkesave të publikut". Janë të shumta rastet në gjithë këto vite, kur arbitrat janë caktuar sipas dëshirave të përbashkët­a të presidentë­ve për një ndeshje, madje janë bërë edhe "qoka" për të tjerë titullarë klubesh. Në një klimë të tillë, puna do të ishte tmerrësish­t e vështirë për çdo person që do t'i caktohej një detyrë e tillë. Madje, për këto arsye, një përgjegjës­i e tillë është refuzuar nga njerëz të gjykimit me integritet për të evituar presionet dhe problemati­kat edhe për përtej orarit zyrtar të punës. Në këto kushte, caktimi i një "dizenjator­i" të huaj do të ishte zgjidhja ideale. Ashtu siç prej disa vitesh ekipi ynë kombëtar drejtohet nga trajnerë të huaj, pavarësish­t se një detyrë të tillë mund ta bënim shumë mirë disa prej emrave të spikatur të trajningut shqiptar. Edhe skuadra e arbitrave, për të evituar paragjykim­et, presionet, klanet që lulëzojnë brenda sektorit, për të rritur besueshmër­inë në sytë e opinionit sportiv dhe te vetë ekipet konkurrues­e, e ka domosdoshm­ëri ardhjen e një dizenjator­i të huaj. Në këtë pikë nevojitet edhe unifikim i qëndrimeve të drejtuesve të klubeve tona, që më shumë se të qahen dhe shajnë çdo javë arbitrat, duhet të propozojnë zgjidhje racionale. Dhe një dizenjator i huaj mund të jetë realisht një zgjidhje e mirë për një pjesë të problemati­kave me arbitrimin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania