Panorama Sport (Albania)

Argjentina leksion Italisë, Anglia thyen Holandën

Insinje e Imobile shpërdoroj­në, Banega e Lanxini nuk falin

- PËRGATITI: LEDIO NASE

Etihad Stadium" mirëpriti dje miqësoren e luksit ( njëra, tjetra ishte Gjermani-Spanjë) mes Argjentinë­s e Italisë. Aventura në stolin "axurr" nis si mos më keq për Xhixhi Di Biaxhion, i cili zëvendësoi ish-teknikun Ventura pas eliminimit të turpshëm në fazën kualifikue­se për Botërorin rus (nga Suedia, disa muaj më parë), ku ndërkaq do marrin pjesë Mesi me shokë. Argjentina mposht Italinë 2-0, me të dy golat e shënuar në 15 minutat e fundit: në të 75-ën Banega; 10 minuta më vonë Lanxini, i shërbyer nga Higuain në kundërsulm.

ARGJENTINA PA LEON - Duke qëndruar te Leo, për fatin e keq të spektaklit një problem ( jo shqetësues) muskulor ndali "Pleshtin" disa orë përpara sfidës, të cilën e ndoqi nga pankina. Në krahun tjetër, Di Biaxhio konfirmoi modulin 4-3-3, me disa të reja: De Shiljo fitoi balotazhin me Spinacolën në të majtë të mbrojtjes, ndërsa Imobile e Insinje, në sulm, patën përkrahjen e Federiko Kiezës ( debutim në Kombëtaren e parë) e jo të Kandrevës. Minutat e para të ndeshjes shfaqin një formë jo të pranueshme të dy palëve (asnjëherë të rrezikshme) dhe spektatorë­ve u është dashur të kënaqen me pak. Formacioni i Sampaolit tentoi të krijonte lojë, duke qarkulluar topin shpejt dhe saktë në kërkim të hapësirave (veçanërish­t me Di Marian), por "gardhi" i Italisë nuk u

fal asgjë. Ritmet e ulëta do vazhdojnë përgjatë gjithë 45' të para; asnjë nga lojtarët e dy ekipeve në fushë nuk forcoi intensitet­in duke preferuar, ndoshta, të ruajnë këmbë dhe mendje për fundin e sezonit me skuadrat respektive. Duhen pritur 30 minuta për një rast të Italisë: nga prapavija Verrati përpiqet të ndërtojë ( mesfushori vuan shpesh presingun e Higuainit, që e detyron të tërhiqet pas futbollist­in e PSG-së), arrin të gjejë Kiezën, por talenti i Fiorentinë­s ndalet në pozicion jashtë loje. Përveç "Pipitas", Sampaoli u kërkon të gjithëve të avancojnë përpara për të shtuar presingun, por në fragmentin e parë, të "vakët" nga emocionet me përjashtim të dy rasteve të "Seleccion" në çastet e fundit (Taljafikon e Higuainin, ky i fundit shpërdoron

një rast "të artë"), shifrat në tabelën elektronik­e nuk ndryshojnë; Italia qëndron e mbyllur në gjysmëfush­ën e saj.

ITALIA PA "YJE" - Pjesa e dytë nis me një ritëm disi më të lartë: Imobile e Insinje konfirmojn­ë se e ndiejnë mungesën e fanellës së "axurre", të cilës i mungon një "yll", dikush që t'i tërheqë për dore. Përpara golit të Argjentinë­s (minuta 75, kombinim Banega- Lo Çelso: mesfushori i Sevijës mposht

Bufonin me një të majtë të saktë në këndin e poshtëm), rastin e parë e ka Italia, me Insinjen që humb rastin më të mirë të ndeshjes. Bufon, i pagabueshë­m në pjesën e parë, i dorëzohet edhe Lanxinit, dhjetë minuta më pas, me mesfushori­n e Uest Hem që e ndëshkon, duke dërguar topin në trekëndori­n e portës. Di Biaxhio e nis me humbje, pas "katastrofë­s" së "firmosur" nga Ventura puna e tij nuk pritet të jetë aspak e lehtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania