Panorama Sport (Albania)

Gjermania paqe me Spanjën, nuk fal Brazili

Myler zhvlerëson Rodrigon, ndërsa Humels qan traversën

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Dy kampionet e fun dit të botës përballë njëra-tjetrës dhe një spektakël në fushë që zgjat për të paktën 65 minuta, përpara se xhiroja e gjerë e zëvendësim­eve t'i humbë ritmin ndeshjes. Gjithsesi, ajo që ofruan në fushë Gjermania dhe Spanja ishte më se e mjaftueshm­e për t'u konfirmuar dy pretendent­e për Botërorin 2018, edhe pse në fund, barazimi 1-1 i rri disi ngushtë të zotëve të shtëpisë, që qajnë një traversë me Humelsin, ndonëse edhe iberikasit gabuan një rast flagrant me Iskon, sërish në pjesën e dytë, që mund të ndryshonte fatin e ndeshjes. Rezultati i vendosur që në pjesën e parë pa Spanjën në avantazh shumë të shpejtë me Rodrigon dhe kundërpërg­jigjen e Mylerit me një predhë nga distanca, e cila i lejon "pancerave" që të konfirmohe­n të pamposhtur prej 22 ndeshjesh me radhë dhe tashmë rekordi historik i Gjermanisë së Jup Dervall ( 23 takime pa humbje), i cili mbijeton prej 28 vitesh, është shumë më pranë. Madje, ai mund të barazohet që në miqësoren e radhës, të martën kundër Brazilit. Ndërsa, Spanja do i duhet të matë forcat me Argjentinë­n. DOPIO MAGJI

Spektakli ishte i garantuar sepse në fushë zbrisnin dy ndër pretendent­et kryesore për Botërorin rus. Në "Esprit Arena", kampionët e botës në fuqi prisnin Spanjën dhe në Dyzeldorf nevojiten vetëm 6 minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen. Skuadra e Joakim Lëvit kapet në befasi shumë shpejt sepse Alba gjen Iniestën pranë zonës shumë të lirë dhe për yllin e Barçës është shumë e lehtë që të pikturojë një asist magjik për sulmuesin Rodrigo, i cili djeg në dalje Ter Shtegerin. "Pancerat" zgjohen menjëherë dhe mjaftojnë tre xhiro të kronimetri­t për t'i shkuar pranë barazimit, por festimi i golit të Drakslerit mbetet në tentativë, pasi mbrojtja spanjolle largon sferën mbi vijën fatale. Spanja këmbëngul me zotërimin e topit, Iniesta i shkon pranë edhe dyfishimit me një goditje personale, por kur Gjermania fiton metra arrin që të bëjë keq, aq më shumë kur i jep hapësirë një "ujku" si Tomas Myles. Në të 35- ën, Khedira nga e majta gjen në pozicionin e duhur sulmuesin e Bajernit, i cili stopon në pozicion ballor dhe nga 25

metra lëshon të djathtën e pakapshme. Dy gola spektakola­rë, njëri me aksion e tjetri personal, që mjaftojnë për fraksionin e parë të lojës, ndonëse vendësit qajnë edhe një rast shumë të pastër, me Hektorin, i cili mund të kishte vendosur përmbysjen, në pjesën e parë. TRAVERSË E MALLKUAR

Në pjesën e dytë, protagonis­t, siç ndodh shpeshherë në miqësore, është parakalimi i zëvendësim­eve të shumta, që fatkeqësis­ht ulin jo pak ritmin e lojës, por ndërkohë, Gjermania, e shtyrë edhe nga publiku i saj e nis menjëherë në sulm,

pas daljes nga tuneli. Draksler, pas vetëm katër minutash lojë, detyron De Gean në një pritje madhështor­e, me portierin spanjoll që dërgon në goditje këndi. Spanja kundërpërg­jigjet dhe ndoshta ka rastin më të artë të takimit, kur në të 57-ën, Isko i lëshuar i vetëm përballë

Ter Shtegenit sheh të hipnotizoh­et nga portieri gjerman dhe shpërdoron avantazhin e mundshëm. Të dy trajnerët provojnë të ndryshojnë diçka në fushë, Gyngogan, Sane, Gorecka e Gomez për gjermanët, Asensio, Kosta, Saul e Lukas për iberikasit,

por rrëmuja në fushë shtohet, loja humbet elasticite­tin e saj, ndonëse në fund do të jenë "pancerat" që do të dalin me pengje nga stadiumi i Dyzeldorfi­t, kur Humels sheh golin e fitores të stampohet në traversë, pas një goditjeje me kokë.

 ??  ?? Goditja nga distanca e Mylerit, e përfunduar në rrjetë
Goditja nga distanca e Mylerit, e përfunduar në rrjetë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania