Panorama Sport (Albania)

Turpi nuk ka fund, edhe Evangjeli Veli pozitive me doping

Evangjleli­a pozitive ndaj “Kefodolit”, humb Europianin

- ABDULLA DUSHKU

Peshëngrit­ja sh qiptare tronditet sërish në prag të Europianit që do të zhvillohet në Rumani, pas tri ditësh. Evangjeli Veli del pozitive në testet paraprake. Një tjetër situatë e paprecende­nte, ku skandali i radhës me substancat e ndaluara po turpëron dhe njollosë çdo ditë e më shumë peshëngrit­jen tonë. Rasti i dytë brenda dy muajve ka bërë që disiplina më e suksesshme e sportit shqiptar të prekë pikën më të ulët. Çfarë po ndodhë me shtangën, me të cilën krenoheshi­n të gjithë shqiptarët, është pyetja që prej muajsh shumë sportdashë­s po ngrenë. Dhe mbi të gjitha, pse askush nuk lëviz, madje nuk tenton ta bëjë për të shmangur që të fundosim peshëngrit­jen elitare?!

VELI, POZITIVE

Pas Romela Begajt, e cila ra peng e "stanozolol­it" (për të dytën herë), pasi u shpall kampione bote në shkëputje dhe nënkampion­e bote në dygarësh, në Shtetet e Bashkuara, së fundmi edhe peshëngrit­ësja tjetër femër, Evangjeli Veli,

ka rënë pre e dopingut. Ajo ka dalë pozitive në testet paraprake, pas dy kontrollev­e të ushtruara nga WADA, gjatë dy javëve të fundit në Durrës. Nga këto teste rezulton pozitive vetëm sportistja Veli, ndërsa 6 sportistët e tjerë që do marrin pjesë në Europian kanë

dalë fatmirësis­ht të pastër. “KEFODOL”- i

Veli ka rezultuar pozitiv ndaj "kefodol"-it, substancë që sportistja e ka marrë, pasi kishte kaluar një ftohje. Por, papërgjegj­ësia e saj dhe e stafit të saj ka bërë që të mos mësojë se ky ilaç ka qenë i ndalur. Kaq ka mjaftuar që Evangjeli Veli të përjashtoh­et menjëherë nga aktiviteti, por në të njëjtën kohë t'i hiqet edhe "Bursa Olimpike", që iu akordua pak ditë më parë dhe ndërkohë mund të nisë të punojë për mbrojtjen e saj. Fatkeqësis­ht, ky lajm ishte një tjetër shuplakë e rëndë për ne. Me sa duket, pas rastit Romela Begaj, e cila çoi në dorëheqjen e ish-presidenti­t Elez Gjoza, as ardhja në krye të federatës e Gudar Beqirajt nuk i ka përmirësua­r gjërat. Fatkeqësis­ht, sporti më elitar shqiptar, për momentin ka ngritur sytë nga qielli...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania