Panorama Sport (Albania)

“Trajneri më kërcënoi, ja pse u zu me babin”

“Memelli teknik grindavec, mirë që nuk qau në emision”

- ARMAND HALILI

Alban Çejku ka qenë një nga njerëzit më të komentuar dy ditë më parë, pasi babai i tij ka pasur një grindje me trajnerin e Tiranës së 17vjeçarëv­e, Migen Memellin. U fol se shkaku kryesor ishte mosaktiviz­imi i të riut, që mban edhe shiritin e kapitenit në skuadër, por një gjë e tillë sipas Albanit nuk është e vërtetë. Në një intervistë për "Panorama Sport", i riu shprehet se ka pasur edhe në të kaluarën debate me trajnerin, por asnjëherë nuk kanë precipitua­r në përplasje fizike. Ai mohon gjithashtu që Memelli të jetë kërcënuar me prerje fyti nga babai i tij, duke theksuar se ka qenë vetë trajneri, ai që e ka kërcënuar fillimisht.

Keni pasur një përplasje me trajnerin Memelli, por çfarë ndodhi në të vërtetë, pasi deri tani është dëgjuar vetëm një version?

Versioni i ngjarjeve nuk është ashtu siç e ka dhënë trajneri. Gjërat janë shumë ndryshe.

Trajneri pretendon se është kërcënuar me prerje fyti...

Jo, jo nuk e ka kërcënuar njeri. Thjesht kishim një konflikt të çastit.

Pati përplasje fizike apo thjesht debate?

Kishte vetëm shtyrje, as përplasje fizike as asgjë. As nxjerrje thike siç thotë ai (i referohet Memellit). Në fakt, ai më ka kërcënuar i pari, pasi nëse nuk do të kishte kërcënuar ai, nuk do të kishte ndodhur ajo që ndodhi.

Përse, çfarë ju tha?

Më tha "e di ça të bëj" dhe aty nisi gjithçka, pasi si çdo prind...

Po përse erdhi ky debat, nuk u aktivizuat apo çfarë, pasi janë thënë shumë gjëra?

Jo, nuk ka lidhje fare me

aktivizimi­n. Kishte tri ndeshjet e fundit që më zëvendëson­te në pjesën e dytë. Tani të zëvendësoh­et kapiteni ashtu nuk është normale.

Keni pasur më parë përplasje?

Përplasje të vogla kemi pasur, por ishin debate, por

jo si ai i fundit.

Do vazhdosh të stërvitesh te Tirana?

Nuk e di të shohim dhe më pas do të vendosim.

Po babai juaj nuk u lirua dje?

Ende nuk është liruar. Pra konflikti ishte i juaji,

jo i babait tuaj?

Unë e kisha dhe nuk u zunë për çështjen që më nxori nga loja. Thjesht e ka pasur vetë ai trajneri, është trajner grindavec dhe del në emisione, duke qarë. Mirë që nuk nisi duke qarë në emision.

 ??  ?? Skuadra e Tiranes U-17
Skuadra e Tiranes U-17
 ??  ?? Alban Çejku
Alban Çejku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania