Panorama Sport (Albania)

Berisha driblon rivaliteti­n me Strakoshën: E di trajneri

-

Etrit Berisha është stërvitur rregullish­t me grupin në seancat e fundit, por sërish mbetet në pikëpyetje për t'u aktivizuar të hënën ndaj Norvegjisë. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, portieri i Atalantës foli për situatën në Kombëtare, të ardhmen dhe rivaliteti­n me Thoma Starkoshën për numrin një. "Jam në një periudhë që po rikuperohe­m nga një dëmtim. Unë ndihem mirë, por do të jetë stafi ai që do të vendosë nëse do të luaj apo jo ndaj Norvegjisë. Megjithatë, besoj se do të jem i gatshëm", theksoi fillimisht Berisha. SITUATA - "Seancat stërvitore kanë shkuar mirë dhe grupi është shumë i motivuar për të bërë mirë në këtë ndeshje. Jemi optimistë dhe besoj se do të vazhdojmë të tregojmë një formë të mirë. Ka kohë për të menduar për Izraelin dhe Skocinë sa i përket Ligës së Kombeve. Përqendrim­i ynë për momentin është vetëm te sfida ndaj Norvegjisë, pasi duam të vazhdojmë të paraqitemi në të njëjtën mënyrë si ndaj Turqisë dhe të fitojmë. Skocia është një kundërshta­r i vështirë ashtu si edhe Izraeli. Megjithatë, mendoj se e kemi forcën për t'i mposhtur këto dy përfaqësue­se dhe për ta kaluar grupin", deklaroi portieri. RIVALITETI - Ndaj Norvegjisë pritet të luajë nga minuta e parë Starkosha, ndërsa i pyetur për rivaliteti­n me të, Berisha dha këtë përgjigje: "Strakoshën e njoh që nga koha që kam qenë te Lacio dhe gjithmonë kam pasur një marrëdhëni­e shumë të mirë me të. Gjëja më e mirë në Kombëtare është konkurrenc­a. Kushdo që të luaj, porta do të jetë e garantuar. Unë apo Strakosha? Është trajneri ai që vendos se kush do të luajë".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania