Panorama Sport (Albania)

Partizani, i plotë dhe në harmoni para derbit me Kamzën

Dy lojtarët "kuqezi", mungesat e vetme dje në stërvitje

-

Partizani u ka dhënë fund pushimeve që fitoi pas fitores me Flamurtari­n, sukses, i cili e ngjiti ekipin në vendin e katërt në renditje. Skuadra dje ka kryer seancën e parë stërvitore në funksion të ndeshjes së radhës, ku i pret derbi me Kamzën. Ky takim ishte menduar se do të luhej më 28 mars, por para fillimit të punës, të kuqtë kanë mësuar që transferta është shtyrë më 1 prill. Në këto kushte, "demat" e kanë marrë shtruar punën për këtë takim, pasi do të kenë më shumë kohë për ta përgatitur sfidën. Ndonëse kushtet klimaterik­e nuk kanë qenë të favorshme gjatë ditës së djeshme,

reshje shiu dhe temperatur­a të ulëta, atmosfera në ekip ka qenë e ngrohtë dhe optimiste. Kjo vjen për shumë arsye, gjë e cila diktohet nga rezultatet e fundit, gjendja e lojtarëve, ku së fundmi me ekipin janë bashkuar edhe ata që vijnë nga riaftësime­t pas ndërhyrjev­e kirurgjika­le. Por, atmosferën

dje e ka ndezur pas fillimit të seancës zv.trajneri Marko Jovanoviç, i cili ka festuar 31vjetorin e lindjes. Para fillimit të seancës, lojtarët dhe stafi e kanë uruar trajnerin serb në fushë dhe në fund e kanë futur në mes, ku urimet janë shoqëruar me shuplakat mbi Jovanoviçi­n,

që me shpejtësi doli nga rrethi ku ndodhej. Edhe seanca e djeshme nuk i ka shpëtuar praktikës së re të vendosur nga trajneri Klevis Dalipi. Përpara fillimit të punës, ai i mbledh lojtarët në dhomën e zhveshjes, ku kryen një analizë të shkurtër. Ajo që kërkon Dalipi nga ekipi është ruajtja e ritmit, harmonia në ekip, përkushtim­i në stërvitje dhe ndeshje, në mënyrë që të realizojnë objektivin e vetëm, pjesëmarrj­en në Kupat e Europës. Rifillimi i punës ka nisur me lajme të mira për të kuqtë, pasi të gjithë lojtarët janë përgatitur me ngarkesë të plotë. Këtu bënin pjesë edhe Bruno Telushi dhe Arbnor Fjezullahu, të cilët i kanë lënë pas ndërhyrjet kirurgjika­le. Alban Hoxha dhe Jurgen Bardhi kanë qenë mungesat e vetme në seancën e djeshme, por që do të mbeten edhe në vijim, pasi dy lojtarët janë të grumbullua­r nga ekipet kombëtare. Ilir Cara

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania