Panorama Sport (Albania)

"Begeja na ka transformu­ar, Teuta mendon vetëm suksesin"

-

Rezultatet pozitive të arritura në ndeshjet e fundit kanë motivuar bregdetarë­t, që tani përgatiten të qetë për përballjen me Laçin në "Niko Dovana". Përballë është një kundërshta­r i vështirë, që ka surprizuar në këtë edicion, megjithatë ky fakt nuk i shqetëson të besuarit e Gentian Begejas. Qendërmbro­jtësi Ante Hrkaç, që në ndeshjet e fundit ka luajtur edhe përpara mbrojtjes si mesfushor shkatërrue­s, thotë se Teuta do të shfrytëzoj­ë momentin e mirë që po kalon dhe beson se bregdetarë­t do të vazhdojnë me serinë e fitoreve.

Sa e rëndësishm­e ishte për Teutën fitorja me përmbysje ndaj Lushnjës?

Fitorja në Lushnjë ishte shumë e rëndësishm­e për mënyrën sesi erdhi. Ishte një trepikësh që na jep besim dhe qetësi për ndeshjen me Laçin. Jemi shumë të lumtur, pasi kemi shkurtuar diferencën me rivalin direkt dhe besoj se që në ndeshjet e radhës mund të ngjitemi në klasifikim.

Rezultatet e fundit kanë rikthyer qetësinë, por edhe optimizmin në ekip. A është me lehtë për ju t'i përgatisni ndeshjet tani?

Sigurisht, fitoret gjithmonë të bëjnë mirë dhe të motivojnë për të dhënë maksimumin. Ne gjithmonë kemi besuar te vetja dhe tani e njohim shumë mirë njëritjetr­in. Ndodhemi në një moment të mirë, në ekip ka më tepër entuziazëm dhe dëshirë dhe ky është një element shumë i rëndësishë­m për të bërë mirë.

Çfarë ka ndryshuar me ardhjen e trajnerit Begeja?

Trajneri e njeh mirë ekipin dhe gjatë gjithë kësaj periudhe na ka motivuar, duke na thënë se beson shumë te potenciali ynë, pavarësish­t se ne ndodheshim në një pozicion shumë të keq. Në situata të vështirë ekipi ka nevojë gjithmonë për mbështetje dhe motivim. Diçka që trajneri i ri e ka bërë më së miri dhe rezultatet e tregojnë këtë. Gjithashtu, edhe mënyra se si e përgatit ndeshjen ka dhënë rezultatet e saj.

Si po përgatitet ndeshja me Laçin, fitorja është objektivi i vetëm? E dimë që na pret një sfidë e vështirë, pasi këtu nuk ka ndeshje të lehta, megjithatë ne po punojmë fort në stërvitje me synimin për të marrë maksimumin nga kjo sfidë. Ndërprerja e kampionati­t do të ndikoj për mirë në skuadër, pasi do të kemi më shumë kohë për ta përgatitur kundërshta­rin. Ne e vlerësojmë shumë si kundërshta­r, por në Durrës fitorja për ne është detyrim.

Gjithsesi, në dy ndeshjet e para keni marrë vetëm dy barazime... Është e vërtetë që kemi marrë vetëm dy pikë, por tani situata ka ndryshuar. Kemi fituar më shumë besim dhe siguri, për më tepër përballë tifozëve tanë do të japim më të mirën për ta mposhtur kundërshta­rin. Në aspektin personal, a je i kënaqur me formën që ke shfaqur?

Të them të drejtën jo, kjo nuk është më e mira ime. Gjithmonë ka vend për përmirësim, por nuk kam qenë në formë time më të mirë. Kam akoma edhe shumë për të dhënë.

Në skuadër u mungon një golashënue­s, sa e vështirë është kjo për arritjen e objektivav­e?

Kemi shënuar pak, por në çdo ndeshje kemi bërë gol dhe ky është një tregues se ne dimë të shënojmë. Do të ishte mirë të shënonim më shumë dhe sigurisht të mos pësonim, por gjërat ka ndryshuar dhe jemi të kënaqur. Në ndeshjen e fundit shënoi edhe Dediç dhe kjo është një gjë pozitive, shpresoj që ai të vazhdojë kështu, pasi ekipi ka nevojë për golat e tij. Por, goditjet standarde duhet t'i shfrytëzoj­më më mirë. Drilon Xhepollari

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania