Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, prapaskena Champions-i përmes KAS

Nga dëmshpërbl­imi te "loja" me kohën, drejtuesit kanë dilema

- LLAZI SARO

Lufta kundër kohës është tashmë e vet mja shpresë që për momentin mban të lidhur tifozët bardhekuq me dëshirën për të pasur sa më shpejt një vendim të zbardhur, por që shumë shpresojnë të jetë pozitiv. Në këtë pritje të gjatë si pasojë e procedurav­e të ankimimit dhe të apelimeve që mund të ketë kjo çështje, Skënderbeu dukshëm ka dy rrugë për të zgjedhur. "Panorama Sport" ka mësuar prapaskena­t që përfliten në bisedimet që drejtuesit dhe avokati zviceran kanë bërë për të luajtur jo pak sa u përket vakumeve që sjellin çështje të tilla, në një kohë që skuadrat fitojnë të drejtën për të qenë pjesë e kompeticio­neve të UEFA-s. Me Skënderbeu­n që thuajse e ka fituar titullin kampion, klubi fiton të drejtën e pjesëmarrj­es në turin e dytë të Champions-it. Por, cili është varianti për të mos humbur këtë shans, siç në fakt ndodhi dy edicione më parë, kur në vend të Skënderbeu­t shkoi Partizani. Nëse klubi është i bindur për pafajësinë, atëherë kërkon gjykim në KAS-in e Lozanës dhe pret derisa të merret vendimi. Në të kundërt, rruga e dytë është heqja dorë nga pjesëmarrj­a në Champions dhe pritja e vendimit të KASit pa procedura të përshpejtu­ara. Një gjë e tillë ka edhe anët e veta pozitive sepse në rast se Skënderbeu do të shpallet i pafajshëm, sikundër pretendojn­ë zyrtarët e klubit në lidhje me këtë çështje, atëherë dëmshpërbl­imi është njësoj me vlerën sikur të kishte Ligën e Kampioneve. Pra, bëhet fjalë për miliona euro që mund të shkojnë në arkën e klubit si dëmshpërbl­im për gjyqin e fituar në KAS. Sigurisht që një gjë e tillë ka edhe riskun e saj nga pas. Prandaj, zgjedhja që do të bëjë Skënderbeu duhet të jetë shumë e matur. Por, edhe do të lërë të kuptojë vërtet se sa shpresa kanë realisht drejtuesit bardhekuq për të fituar pafajësinë nga një çështje e tillë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania