Panorama Sport (Albania)

Pakult: Nuk iki, jam mirë te Kukësi

“Pas një periudhe jo të suksesshme në Ballkan, kam arritur të bëj mirë me ekipin shqiptar”

- SKERDILAID SULOZEQI

itën e fundit është folur për një ofertë nga klubi austriak i Volfsberge­rit për trajnerin aktual të Kukësit, Peter Pakult. Duke përfituar edhe nga ndalesa e kampionati­t, për shkak të angazhimev­e të ekipeve kombëtare, trajneri ka qenë në Austri pranë familjes, ku ka dhënë një intervistë për mediat austriake, të cilat më shumë përkujtuan fitoren e madhe 7-0 që Rapidi i Vjenës bëri kundër Salzburgut, pikërisht 10 vite më parë. Për titullin e fituar dhe suksesin e thellë, ish-trajneri që shpalli kampion vjenezët flet për këtë vit jubile. VITI JUBILE I TITULLIT

"E bukura e kësaj fitoreje ishte fakti se kur po ktheheshim për në shtëpi, askush nuk po fliste, pasi nuk e besonin çfarë kishte ndodhur. Të nesërmen shpërtheu euforia dhe filluam të besonim se kishim bërë një ndeshje perfekte. Ndeshje si ato ndodhin një herë në jetë. Shënuam 7 gola me 7 goditje ne portë dhe nuk di si mund ta shpjegoj këtë. Nëse Salzburgu do fitonte, shpallej kampion dhe një barazim i mundshëm do ta bënte kampionati­n të bukur. Të gjithë e pamë si shkuan gjërat dhe të jesh duke fituar 0- 5 që në minutën e 30-të, dihet se po bëhet një punë e mirë. Ndeshje të tilla ndodhin çdo 40-50 vjet", u shpreh Pakult për mediat austriake. OFERTA NGA VOLFSBERGE­R

Pakult është pyetur edhe për zërat e merkatos, ku u fol se ai ka një ofertë nga Volfsberge­r për t'u kthyer sërish në Austri. Por Pakult e ka hedhur poshtë këtë gjë,

pasi ndihet mirë te Kukësi. "Mund të them se nëse do të kisha shkuar në Split gjatë 2015-ës, do të kisha një CV më të pasur, por zemra më thoshte të ndihmoja Floridsdor­ferin. Pas një periudhe jo shumë të suksesshme në Ballkan, më në fund kam arritur të bëj mirë me ekipin e Kukësit. Jam mirë aty", u shpreh Pakult.

NIS PUNA ME KUKËSIN

Tekniku aktual i Kukësit, pas pushimit dyditor pranë familjes së tij në Austri, është kthyer në Tiranë për të vijuar punën te verilindor­ët. Gjatë

paradites së djeshme, Pakult ka nxjerrë në stërvitje futbollist­ët. Pushimi kishte dhënë efekt, pasi lojtarët ishin më të qetë dhe në humor, detyrimish­t këto kanë ardhur dhe si pasojë e fitores ndaj Vllaznisë. Trajneri është njohur edhe me të rejat në klub, kryesisht për interesime­t

nga jashtë për sulmuesin Sindrit Guri. Pakult është ndierë i kënaqur dhe këtë e ka shprehur dhe në stërvitje para lojtarëve, duke vlerësuar punën e tyre, por edhe duke i udhëzuar për planet e ndeshjes së radhës me Flamurtari­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania