Panorama Sport (Albania)

Batuta me Gurin në stërvitje: Ku je mister 500 mijë euroshi

-

Mbas fitores me Vllazninë, më 19 mars, futbollist­ët e Kukësit morën pushime për 3 ditë. Një pjesë e mirë iu bashkuan familjeve të tyre, por pati edhe nga ata pushuan në vende të ndryshme në Shqipëri apo jashtë saj. Kjo periudhë çlodhjeje ishte më e gjata te Kukësi, që nga koha ku në drejtim të ekipit ka ardhur trajneri Peter Pakult. Duket sikur futbollist­ët i kishte marrë malli për këtë kohë që nuk kaluan bashkë, si dhe nga lajmet e fundit që kishin të bënin me bomberin e skuadrës. Ata, kur takuan Gurin, nuk nguruan përgëzimet dhe urimet për shkodranin. Por, nuk munguan dhe batutat, ku disa prej shokëve iu drejtuan: "Ku je mister 500 mijë euroshi?" Më pas, bisedat e tyre u bënë më nga afër. Guri vijon të jetë në qendër të vëmendjes nga mediat dhe ambienti sportiv, pasi te Kukësi ka ardhur një ofertë e majme për shkodranin. Por, sulmuesi akoma nuk ka biseduar për të ardhmen e tij, pasi oferta akoma nuk është shqyrtuar me imtësi nga presidenti Gjici. Pas vendimit që do të marrë presidenti për një transferim të mundshëm, do të jetë Sindrit Guri ai që do të vendosë, pasi do të analizojë me imtësi ofertën. Gjithsesi, mbetet për t'u parë se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e sulmuesit, por një gjë është e sigurt: shkodrani ka shumë oferta dhe në fund të sezonit me shumë gjasa do të largohet nga Kukësi. Pas largimit të Bakjat, Kukësi nuk mund t'ia lejojë vetes që në këtë periudhë të shesë edhe Gurin, pasi objektivat mund të viheshin në dyshim. Transferim­i i tij mund të realizohet në verë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania