Panorama Sport (Albania)

Tomori ndihet i vjedhur, thirrje për drejtësi

Agalliu: Jemi penalizuar shumë, momenti për spektakël

- ERIS SYLYKU

Tomori do të presë mesditën e sotme në shtëpi Pogradecin, në një ndeshje ku do të kërkojë të bëjë autokritik­ën e asaj me Tiranën që ishte edhe një ndër më të kontestuar­at për sa i përket gjykimit. Madje, drejtuesit e klubit kanë arritur deri në atë pikë, teksa i kanë dërguar dhe një letër zyrtare presidenti­t të FSHF- së, Armand Dukës, duke i kërkuar atij që Elvaldo Durmishi të mos gjykojë më ndeshjet e beratasve.

AGALLIU - Zv/trajneri i Tomorit, Klemend Agalliu, në një prononcim për "Panorama Sport" ka folur në lidhje me kundërshta­rin e sotëm. Agalliu e vë theksin te rëndësia që ka ky takim dhe te fitorja që është rruga e vetme përballë Pogradecit. "Na duhet të luajmë një ndeshje të kompletuar në mbrojtje dhe sulm. Duhet të kemi balancë dhe të kemi kujdes nga kundërshta­ri. Ata kanë një grup të fortë, por jo të pathyeshëm. Në duelin e sotëm, objektivi i vetëm do të jetë fitorja, pasi luajmë përballë spektatorë­ve tanë dhe kjo gjë na motivon dyfish. Gjatë javës, lojtarët kanë marrë udhëzimet dhe detyrat e reja, ku shpresojmë që në këtë takim të bëjmë autokritik­ën e disfatës me Tiranën. Jo pa të keq e përmenda kundërshta­rin e fundit, pasi jemi ende të mërzitur nga ajo humbje që erdhi për shkak të arbitrit. Ne nuk e kemi për zakon të ankohemi kot, por ama jemi bastarduar në shumicën e ndeshjeve dhe kjo është e patolerues­hme. Drejtuesit e klubit kanë bërë një thirrje së fundmi në FSHF dhe kjo tregon edhe njëherë korrektësi­në që kërkojmë. Durmishi është një arbitër që na ka ndëshkuar edhe në ndeshjen me Apoloninë.

Ishte i padrejtë në vendimet e tij dhe shkaktoi një katrahurë, si me Apoloninë ashtu edhe me Tiranën. E megjithatë, ne shpresojmë që ndeshja e sotme të ketë një aromë futbolli të vërtetë, pa pasur në asnjë mënyrë qoftë edhe incidentin më të vogël. Duke anashkalua­r edhe këtë temë problemati­ke, kjo ndeshje do të ketë një vëmendje edhe te futbollist­ët e rinj, ku ndryshe nga Hyseni, Buba, Ajdinaj dhe të tjerë, do të ketë elemente të reja nga 19-vjeçarët që mund të tregojnë potenciali­n e tyre si futbollist­ët e sipërpërme­ndur", u shpreh Agalliu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania