Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja luan një miqësore

Miqtë kanë dalë nga gara, trajneri Lani: Të fitojmë për prestigj

- PRENG GJIKOLA

Dje pasdite, Be sëlidhja mbylli javën stërvitore dhe sot është gati për të luajtur në Pezë ndaj Dinamos. Një ndeshje, e cila do të përballë dy emra të rëndësishë­m që kanë lënë gjurmë në historinë e futbollit shqiptar. Por, praktikish­t është një "miqësore", pasi asnjë prej skuadrave nuk ka më asnjë synim në këtë kampionat. Objektivi i Dinamos ishte përfshirja në 5- shen e parë pas dy fazave të para dhe ia arriti qëllimit. Ndërsa, lezhjanët që hynë me synime për t'u ngjitur në Superiore, tashmë që janë 13 pikë mbrapa Kastriotit dhe kur kanë mbetur vetëm gjashtë ndeshje, gjithçka ka përfunduar.

TRAJNERI - Në lidhje me sfidën e sotme dhe takimet që kanë mbetur për t'u luajtur deri në fund, trajneri i Besëlidhje­s, Gledis Lani, shprehet: "Ndonëse tani kampionati i vërtetë për ne ka mbaruar, pasi çdo lloj rezultati që të prodhojë fusha nuk e ndryshon statusin tonë deri në fund, do mundohemi të bëjmë maksimumin në çdo sfidë. Pavarësish­t asaj që përmenda më lart, Besëlidhja po përgatitet intensivis­ht që pjesën e mbetur të kampionati­t ta përballojë me sukses, pra, për t'i fituar sfidat e mbetura. Sot do të luajmë në Pezë ndaj Dinamos, një ndeshje që po e vlerësojmë maksimalis­ht sepse duam që të mos kthehemi nga Tirana pa pikë. Tashmë jemi të qartë se gjithçka ka marrë fund, ndonëse në lojë janë edhe 18 pikë, por realiteti ky është. Por, ne do të luajmë sikur të ishim në lojë për ngjitje, pasi duam që të paktën t'i ngushëlloj­më sadopak tifozët tanë që ka shumë kohë që i kemi zhgënjyer", u shpreh trajneri i Besëlidhje­s, Gledis Lani, në prononcimi­n e tij për gazetën. Kujtojmë që

në 5-shen e parë në Grupin A duket se gjithçka ka marrë fund dhe Kastrioti pret vetëm zyrtarizim­in për të qenë pjesë e elitës në kampionati­n e ardhshëm. Kastrioti është i shkëputur me tetë pikë nga vendi i dytë që mbahet nga Egnatia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania