Panorama Sport (Albania)

Tirana e sigurt për titullin, fitore edhe në Kamëz

-

Tirana po shkon e sigurt drejt titullit, duke forcuar pozitat e vendit të parë teksa ka mundur në palestrën e Kamzës ekipin vendës me 14 pikë diferencë (70-56). Ka qenë një ndeshje e menaxhuar bukur nga skuadra bardheblu dhe me rivalitet deri në fund. Kemi parë në parket djem që luajnë me shpirt dhe përkushtim nga të dyja skuadrat e veçanërish­t fjalë të mira meritojnë djemtë e Kamzës, ndonëse shumica të rinj e pa shumë përvojë, po rriten dita-ditës si basketboll­istë profesioni­stë. Rivaliteti­n e lojës mes këtyre dy skuadrave e tregon dhe minuta e fundit e takimit kur Tirana kryesonte me vetëm 6 pikë diferencë 52-62. Por, këtu përvoja e munguar e të rinjve kamzalinj bëri që të dështonte përballë Shimës që vendosi fatin e ndeshjes me dy kosha që patën vlerën e tri pikëve, duke mbyllur takimin 7056. Një paraqitje të mirë bëri gjatë periodës së tretë Ergys Muhametaj me 3 trepikësha. Tirana që në periodën e parë kërkon të vendosë diktatin e fitores, pasi i trembej ndonjë mrekullie të përmbysjes. Kështu, ajo fiton në periodën e parë 29-13 dhe të dytën 17-11, duke shkuar e qetë në pushimin mes dy periodave me një diferencë prej 15 pikësh, 2540. Në fraksionin e dytë, skuadra e Kamzës përsëri nuk ka mundur të dalë në lojën e saj dhe e humbet periodën e tretë 11-18. Tirana në periodën e fundit vetëm mundohet të menaxhojë epërsinë e tri periodave të mëparshme dhe ka toleruar, por pa rrezikuar fitoren. Kamza e ka mbyllur me fitore 20- 12 e ndihmuar nga trepikësha­t e Muhametaj dhe loja e bukur e Hamatit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania