Panorama Sport (Albania)

Lopetegui: Ndaluam më të fortët në botë

-

"Kur sheh një skuadër që luan me personalit­et, zotëron lojën mjaft mirë dhe arrin që të krijojë raste e gola kundër më të fortëve në botë, është një ndjesi pozitive në pritje të Botërorit". Hulen Lopetegui, trajneri i Kombëtares së Spanjës, është mjaft i kënaqur nga barazimi 1-1 kundër Gjermanisë. "Për momentin, Gjermania është skuadra që luan një futboll total, një lojë të globalizua­r, e cila di të përshtatet mjaft mirë ndaj çdo kundërshta­ri. Kjo i bëri ata kampionë bote në Brazil dhe për këtë arsye ende sot janë skuadra më e kompletuar dhe më e fortë në botë, deri në pritje të Botërorit. Personalis­ht jam shumë i kënaqur nga loja jonë. Të shkosh në Gjermani dhe të dominosh për 90 minuta, ndonëse të dyja palët patën rastet për të fituar ndeshjen, të jep stimuj të mëdhenj për të parë me optimizëm drejt Rusisë, por në të njëjtën kohë është e padiskutue­shme që vend për t'u përmirësua­r nga ana jonë ka ende shumë. Diferenca mes Spanjës dhe Gjermanisë? Rivalët tanë ndoshta nuk kanë shpejtësin­ë tonë, por fizikisht janë më të fortë dhe në një turne me ritme të larta dhe që luhet brenda pak ditësh, kjo mund të të favorizojë. Prandaj, edhe ne duhet të punojmë disi në këtë aspekt. Gjermanët kanë intensitet loje, dinë të vrapojnë kur duhet dhe janë të fortë edhe në ajër. Këto janë indiciet që ne morëm nga ky duel dhe do të jenë shumë të vlefshme, për t'u vlerësuar dhe për t'u punuar në vazhdim. Për ne nuk ishte një miqësore, por ju siguroj se në Botëror do të shihni një Spanjë edhe më të fortë sesa kjo".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania