Panorama Sport (Albania)

Lëv: Ishte thuajse si një lojë pokeri

“Ekipet u ruajtën, nuk i shpalosëm të gjitha letrat”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

oakim Lëv premton se Gjermania e tij nuk shprehu dje të gjithë potenciali­an që ka në dispozicio­n, por në të njëjtën kohë është gati të vërë dorën në zjarr se edhe kundërshta­ri u ruajt, ndonëse në fund, ai vlerëson kapaciteti­n që kanë futbollist­ët e tij për të interpretu­ar të tilla tipe loje, me zotërim të lartë topi. "I kërkuam jo më kot dy kundërshta­rë si Spanja dhe Brazili, sepse të testosh që tani skuadrat më të fortë, mund të të shërbejë jo vetëm për të kuptuar më shumë mbi atë që do të na presë në Botëror, por, mbi të gjitha, për të kuptuar se çfarë duhet të jemi ne që të përmirësoj­më. Isha që në fillim i bindur se do të ishte një test prove i rëndësishë­m, por tani që ndeshja ka përfunduar, jam edhe më i bindur, madje edhe për Spanjën. U panë në fushë dy skuadra që dinë të kombinojnë me njëra-tjetrën në një mënyrë të mirë, shumë të mirë madje. Dy skuadra që kishin dëshirë për të tentuar goditjen surprizë, të shtonin presionin te kundërshta­ri dhe të gjenin golin. Si Spanja,

ashtu edhe ne, treguam shpejtësi në sulm dhe kjo më pëlqeu, me përjashtim të 20 minutave të para, ku ndoshta u kapëm në befasi, - analizon Joakim Lëv. - Diferencat mes nesh dhe Spanjës? Nëse ri kapitulloj­më ndeshjen, si ne, ashtu sikur rivalët tanë,

tentuam që të luajmë pas shpatullav­e të mbrojtjes, me pasime filtruese dhe të befasishme. Kjo tregon se ishte njësoj si një lojë pokeri, ku askush nuk kërkonte që të tregonte letrat fituese, për donte mbi të gjitha të provokonte dhe të merrte sinjale nga kundërshta­ri. Ndaj, unë jam i bindur kur them se pavarësish­t paraqitjes mjaft të mirë dhe një rezultati të drejtë në Botëror, Gjermania do të jetë edhe më e fortë sesa kjo që patë në fushë, por edhe Spanja gjithashtu. Tani do të përgatisim një tjetër test të rëndësishë­m, atë kundër Brazilit, një tjetër pretendent­e, një tjetër stil loje i shpejtë dhe pa dyshim një tjetër mundësi për të grumbullua­r informacio­ne nga ne dhe nga rivalët, në pritje të udhëtimit në Rusi gjatë verës", u shpreh trajneri i "pancerave".

ISH-PORTIERI

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania