Panorama Sport (Albania)

Nojer stërvitet: Nuk ndjej dhimbje, por duhet kujdes

-

Manuel Nojer më në fund qetëson shumë prej tifozëve të tij dhe sidomos ata gjermanë. Portieri i Bajernit të Mynihut dhe i kombëtares gjermane ka zhvilluar dje seancën e parë të plotë stërvitore atletike, pas një periudhe shumë të gjatë dhe duke dëgjuar fjalët e vetë gjermanit, frika për prezencën e tij në Botërorin "Rusi 2018" është minimizuar në maksimum. Ai ka punuar mëngjesin e djeshëm në Mynih dhe rezultatet kanë qenë mbresëlënë­se. "Jetova më në fund një ditë pozitive sepse për herë të parë vrapova dhe plotësova 100 për qind të programit. Më në fund, këmba nuk pati asnjë reagim negativ dhe ky është një sinjal shumë pozitiv për mua. Ky ishte një hap i parë tepër i rëndësishë­m, pas një periudhe shumë të vështirë", tha lojtari, që pas tri ditësh do të festojë 32-vjetorin e lindjes. Manuel Nojer do t'i nënshtrohe­t të dielën një tjetër rezonance magnetike, e cila do të qartësojë përfundimi­sht kohën e tij të rikthimit në fushë, por duke parë optimizmin e vetë "gardianit", pritja duket më e ëmbël: "Po pres me padurim rezultatet mjekësore të radhës për të parë sesi ka ecur faza riaftësues­e. Nëse, gjithçka do të shkojë mirë, atëherë jam i sigurt se javën e ardhshme do të mund të rikthehem në fushë me shokët e skuadrës dhe të punoj për të rigjetur formën time më të mirë". Për sa i përket besimit të tij nëse do të ketë mundësinë që të luajë ndonjë ndeshje të mundshme për Bajernin e Mynihut në këtë sezon, portieri kërkon të ecë me këmbë në tokë. "E rëndësishm­e është që nuk ndjej më dhimbje dhe normalisht që do të ishte bukur që unë të kisha mundësinë që të testoja veten, në këtë fundsezoni me Bajernin sepse reagimi që kërkohet në një ndeshje është i ndryshëm nga stërvitja. Por, sido që të shkojë, në një situatë të tillë, është e kotë që të shpejtoj gjërat, sepse ndryshe do t'i bëja keq vetëm vetes. E rëndësishm­e është që porta e Bajernit të Mynihut është në duar të sigurta dhe do të jetë sërish. Unë nuk e fsheh se dua të shkoj në Botëror, por nëse do të kap shpejt formën time, jam në dispozicio­n edhe të trajnerit Jup Hejnkes. E rëndësishm­e është që kjo situatë e vështirë që përjetova të lihet sa më shpejt pas shpatullav­e", përfundoi numri 1 i Bajernit të Mynihut dhe i Gjermanisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania