Panorama Sport (Albania)

Di Biaxho: Italia pa përvojë, Argjentina është superskuad­ër

“Argjentina e një niveli tjetër, ne kemi ende punë”

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Epoka Xhixhi Di Biax ho nisi me një humb je, por ndaj një rivali si Argjentina nuk mund të cilësohet një katastrofë. Trajneri i ri i Italisë ka edhe tri ndeshje në dispozicio­n për të siguruar zgjatjen e qëndrimit të tij në krye të kombëtares italiane. Italia, e prezantuar mbrëmë në "Etihad Stadium" të Mançesteri­t, nuk bëri një figurë të keqe dhe ndoshta me pak fat do të kishim asistuar ndaj një rezultati tjetër. Pas ndeshjes, për mikrofonat e "Rai" foli edhe trajneri Di Biaxho, i cili teksa analizoi sfidën deklaroi: "Vuajtëm mbajtjen e topit nga ana e rivalit, ndaj tentuam të bëjmë presing, por pa sukses. Ata kanë cilësi dhe siç u pa nuk e çuan kurrë topin dëm. Në pjesën e dytë ndoshta meritonim diçka më shumë. Të mos harrojmë se Argjentina është zëvendëska­mpione bote në fuqi, ndërsa ne jemi një skuadër që kërkon të përmirësoh­et. Këto sfida shërbejnë për t'u rritur ne si staf, por edhe djemtë, të cilët kanë shumë nevojë të krijojnë përvojën e tyre në nivele të tilla". Për Di Biaxhon, fjala "punë" mbetet refren i deklaratës së tij për mediat, gjatë të cilës gjithashtu tha se: "Ndaj ekipeve si Argjentina duhet të japësh gjithmonë maksimumin. Ne e dinim dhe, të vetëdijshë­m për cilësitë tona, tentuam të rrezikonim diçka, por ja që gabuam shumë në topat e parë dhe nuk ndërtuam si duhet lojën. Duhet të jemi më të shpejtë në mendim dhe veprim, e pavarësish­t se gabimet

më të mëdha i bëmë në pjesën e parë, ata arritën të na ndëshkonin vetëm në fraksionin e dytë të lojës. Kemi ende shumë punë përpara, por nuk po e marrim vesh sot". I pyetur mbi anën psikologji­ke të ekipit si pasoje e eliminimit nga Suedia, Di Biaxho garantoi: "Ky ekip s'ka asnjë bllokim psikologji­k. Në skuadër ka

shumë të rinj, ku disa debutuan sot e ca të tjerë kanë luajtur pak në kombëtare. Siç thashë, kishim përballë një ekip të madh që na ndëshkoi ndoshta në momentet tona më të mira, por nuk është ky momenti për t'u ankuar. Duhet të ringrihemi dhe kjo arrihet vetëm duke punuar shumë dhe të gjithë së bashku".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania