Panorama Sport (Albania)

Zaneti: Ikardi e meriton Botërorin, çfarë dysheje-gol me Martinezin!

Zv.presidenti i Interit, elozhe kapitenit dhe blerjes së fundit

-

Tifozët e Interit mund të ëndërrojnë pa frikë duke menduar për të ardhmen, e thotë Havier Zaneti. Nga gara për kualifikim­in në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm deri në dyshen e sulmit që do formohet, fjalët dhe gjykimet e ish-kapitenit zikaltër përcjellin tërësisht optimizëm për mikrofonat e "Premium Sport". "Champions- i si dhuratë për 110 vitet e Interit? Kam besim, kjo skuadër po paraqitet mirë dhe grupi ka shumë dëshirë", ka siguruar argjentina­si. CHAMPIONS-i, I MUNDUR - "Të gjitha skuadrat kanë vështirësi, por e rëndësishm­e është të mësosh t'i kalosh dhe kjo skuadër e ka treguar se mund t'ia dalë. Champions-i është një objektiv i arritshëm". Legjenda interiste është ndalur më pas te derbi, kryqëzim thelbësor për Europën që ka rëndësi. "Derbi është gjithmonë një ndeshje me rëndësi të madhe, për nga rëndësia që përjetohet. Përballen dy skuadra të mëdha që kanë të njëjtin objektiv. Tani, megjithatë, duhet të mendojmë për Veronën, më pas do përgatisim më së miri sfidën me Milanin".

DYSHJA- GOL - Zaneti është ndalur më pas tek Ikardi, që dy ditë më parë Sampaoli e ka injoruar nga Argjentina. Ishmbrojtë­si zikaltër e mendon ndryshe nga trajneri i "Seleccion". "Ikardi po tregon se mund të aspirojë për Botëror. Nuk i di zgjedhjet e radhës së Sampaolit, mund të them vetëm se ne jemi të lumtur me Mauron. Dhe kapiteni ynë po tregon vlerat e tij". Më pas, një mendim për Martinezin: "Lautaro ka të gjithë karrierën përpara. Mund të luajë qetësisht në dyshe me Ikardin, edhe në përfaqësue­se". Fjalë si ish-kapiten, të cilat me siguri do tingëllojn­ë mirë në veshët e tifozëve zikaltër...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania