Panorama Sport (Albania)

Brazil rekordesh, “pushton” Rusinë edhe pa Nejmarin

Mjaftojnë 45 minuta për të shënuar 3 gola në Moskë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Brazili konfirmohe­t një nga kandidatët potencialë për të fituar Botërorin "Rusi 2018". Pikërisht, në miqësoren kur të zotëve të shtëpisë që do të organizojn­ë këtë kompeticio­n, kombëtarja e Tites arriti t'u fitonte 0- 3 falë një ndeshjeje spektakola­re në 45 minutat e dyta. Pa Nejmarin (i dëmtuar), trajneri zbret një formacion yjesh duke mos kursyer asnjë lojtar, me Alveshin e Marselon nga krahët dhe Tiago Silven dhe Mirandën në qendër. Kasemiro dhe Paulinjo ndërtonin "digën" përpara mbrojtjes, ndërsa Duglas Kosta, Uillian dhe Kutinjo ishin në mbështetje të Gabriel Zhezusit. Verdhejesh­ilët patën vështirësi në pjesën e parë, falë mbrojtjes së hekurt dhe vendosjes 3-5-1-1 të Rusisë. Portieri Akinfejev bëhet shpëtimtar në disa momente, ndërsa loja e Brazilit përqendroh­et më shumë nga krahët, ku Dani Alvesh ishte në vështirësi dhe nuk kombinonte dot me Uillianin. Por "Seleçao" provoi të zhbllokont­e ndeshjen falë goditjeve nga larg të Kutinjos dhe një depërtimi të Gabriel Zhezusit. Shumë pak për t'i bërë keq një portieri me eksperienc­ë si Akinfejev.

VIJNË GOLAT- Brazili nuk pajtohet me këtë rezultat dhe në pjesën e dytë rigjen menjëherë golin falë mbrojtësit të Interit, Miranda. Ai përfiton nga një gabim i portierit dhe i vetëm përballë portës nuk mund të gabojë. Brazilianë­t kalojnë në avantazh dhe tani janë më të qetë për ta goditur Rusinë në momente të tjera. Edhe vendësit reagojnë, duke vënë në provë portierin Alison, i cili ishte kapiteni i Brazilit mbrëmjen e djeshme. Tiago Silva dhe Miranda shpëtojnë një gol të sigurt, teksa në portën tjetër Paulinjo bën më të vështirin, duke ia përplasur topin në dorë portierit rus. Por, mesfushori i Barcelonës bëhet protagonis­t pak minuta më vonë kur fiton një penallti, e cila shndërrohe­t në gol nga Kutinjo. Vetëm 4 minuta më vonë, Paulinjo këtë herë shënon me kokë, pasi shërbehet nga Uillian. Brazili i Tites është në një moment spektakola­r: 14 fitore në 18 ndeshje, vetëm 1 humbje. Ka arritur të shënojë 41 gola dhe të pësojë 5. Numra që bëjnë me shpresë tifozët për një Botëror si protagonis­të dhe pse jo për një triumf...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania