Panorama Sport (Albania)

Ankand për aksionet, ja kush kërkon Milanin

Mbi 10 mld $ pasuri, mbi "Djallin" katër pretendent­ë

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Që nga ardhja në krye të Milanit, Jonghong Li ka qenë gjithnjë i rrethuar me vello misteri. Ardhjet e tij të pakta në Itali dhe drejtimi nga Kina e largët kanë bërë që çdo lajm mbi financat e tij të ngrejë një vorbull mediatike rreth klubit dhe skuadrës. Nëse tifozëria ka nisur të fitojë imunitet nga lajmet kontradikt­ore, mediat vazhdojnë të flasin për të ardhmen e klubit. Jonghong Li, nëpërmjet Marko Fasones, ka manifestua­r një nevojë për të gjetur aksionerë, të cilët do të sillnin likuidet në arkat e klubit, por pa e lëvizur manjatin kinez nga karrigia e kreut. Me falimentim­in e "Jie Ande", e quajtur ndryshe kasaforta e Jonghong Li, biznesmeni ka nisur të shohë për pretendent­ë të interesuar për blerjen e Milanit.

MUNDËSI - Alisher Usmanov është emri kryesor që synon kuqezinjtë. Pasuria prej 15 miliardë dollarësh dhe miqësitë me emra si Putin apo Pol Singer (kreu i fondit Elliot) mund të lehtësojnë ndjeshëm operacioni­n. Në rast se Jonghong Li nuk shlyen amerikanët e "Elliot" brenda afatit, Usmanov mund të jetë njeriu që do të marrë në dorë fatin e skuadrës milaneze. Për kronikë vlen të përmendet edhe zëdhënësi i industrial­istit me origjinë nga Uzbekistan­i, i cili ka deklaruar se ndaj eprorit të tij kanë ardhur oferta blerjeje, por asnjëra prej tyre deri më sot nuk ka përmbajtur emrin e Milanit.

Kandidatët e tjerë - Interes në rritje gjatë orëve të fundit është edhe ai i Dimitrij Ribolovlev. Edhe ai rus me një pasuri mbi 10 miliardë dollarë, presidenti aktual i Monakos duket i joshur nga ideja e një emri në futbollin italian. Ka zëra se interesi i tij për Milanin është i hershëm dhe se aktualisht po mendon të shesë pikërisht Monakon për t'iu përkushtua­r kuqezinjve. Ribolovlev është gjithmonë e më i përfshirë në futboll, pasi përveç ekipit të Principatë­s ka blerë edhe një skuadër belge. "Derbi" mes manjatëve rus ka edhe një rival tjetër. Në kuadër të një ankandi për pronësinë e Milanit në garë mund të hyjë edhe Said Al Falasi. Sheiku i përket një familje që, përveç naftës, e ka ngritur pasurinë duke u marrë edhe me prona të patundshme. I fundit, por me siguri jo nga rëndësia është edhe një tjetër fond amerikan

i interesuar të investojë në sportin europian. Fondi në fjalë vepron me parametrat e "Elliot" dhe mbështetet nga bankat kryesore amerikane, çka mund të lehtësojë shitjen në nivel burokracie dhe bashkëpuni­mi mes institucio­nesh me qendër përtej oqeanit.

 ??  ?? Anëtar i një familjeje fisnike arabe dhe ndër të tjera pronar i "Internatio­nal Triangle", një grup hiperaktiv në fushën e ndërtimeve dhe bursave. 18 miliardë dollarët në llogari të familjes japin vetëm një ide mbi fuqinë ekonomike të sheikut, i cili...
Anëtar i një familjeje fisnike arabe dhe ndër të tjera pronar i "Internatio­nal Triangle", një grup hiperaktiv në fushën e ndërtimeve dhe bursave. 18 miliardë dollarët në llogari të familjes japin vetëm një ide mbi fuqinë ekonomike të sheikut, i cili...
 ??  ?? 64 vjeç dhe ndër 20 njerëzit më ta pasur në botë sipas "Forbes". Me 15.1 miliardë dollarë pasuri, ai ka krijuar një perandori falë investimev­e në fusha të ndryshme, ku spikat industria e rëndë dhe mineralet. I përfshirë në futboll prej vitit 2007, ai...
64 vjeç dhe ndër 20 njerëzit më ta pasur në botë sipas "Forbes". Me 15.1 miliardë dollarë pasuri, ai ka krijuar një perandori falë investimev­e në fusha të ndryshme, ku spikat industria e rëndë dhe mineralet. I përfshirë në futboll prej vitit 2007, ai...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania