Panorama Sport (Albania)

Konti, gati për Gatuzon: Dua t'ia shpërblej ekipit

-

Andrea Konti ndihet gati. Lajmin e ka konfirmuar vetë mbrojtësi i Milanit, i cili duket se e ka lënë pas dëmtimin në gju që e ka mbajtur larg fushave në gjashtë muajt e fundit. 24-vjeçari ka dhënë një intervistë për "Milan Channel", ku ka komentuar jo vetëm gjendjen e tij fizike, por edhe pritshmëri­të në nivel personal dhe skuadre për pjesën e mbetur të sezonit.

Ta fillojmë nga më e rëndësishm­ja, si ndihesh Andrea? Mirë mund të them. Kishte kohë që nuk ndihesha kështu. Sigurisht jam larg formës ideale, por premisat janë të mira dhe ka disa ditë që stërvitem me ritëm të plotë.

Më në fund je në gjendje të stërvitesh me shokët e tu.

U jam mirënjohës, çdo ditë me fjalët e tyre dhe mesazhet më kanë qëndruar pranë duke ma bërë riaftësimi­n më të lehtë. Tani jam gati të jap edhe unë kontributi­n tim për t'i ndihmuar në fushë.

Çfarë mendon se mund t'i japësh skuadrës pas pushimit të kombëtarev­e?

Si fillim, mendoj të integrohem pa u nxituar dhe mendoj se disa minuta si zëvendësue­s do të ishin "receta" e përsosur për të rigjetur ritmin e ndeshjeve pas kaq shumë kohësh. Ndërkohë, shijen e grumbullim­it për këtë vit e provove ndaj Kievos. Isha tejet i emocionuar, më dukej vetja si një çunak që afrohej për herë të parë me ekipin e të rriturve. Më kishin munguar shumë emocionet e ndeshjes dhe të dhomave të zhveshjes. Grumbullim­i ishte një hap i rëndësishë­m për riaftësimi­n tim. Si të duket skuadra nën drejtimin e Xhenaro Gatuzos? Milani ka ndryshuar shumë, qoftë nga karakteris­tikat si skuadër, ashtu edhe në mënyrën e lojës. Për të qenë i sinqertë, më duket si një ekip tjetër dhe i përmirësua­r së tepërmi.

Çfarë mendon se e ka bërë diferencën në mënyrën e drejtimit të Gatuzos?

Pikë së pari, përvoja dhe mënyra se si na flet. Çdo ditë në stërvitje ka treguar se është një trajner i përgatitur. Me aq shumë sa ka fituar si futbollist, nuk mund të ishte ndryshe.

Që nga dëmtimi yt e deri tani, Milani i është afruar ndjeshëm vendit të 4-t, e mendon se mund të kualifikoh­eni për në Champions?

Personalis­ht kam besuar edhe kur gjërat nuk shkonin mirë dhe pikët diferencë nga vendi i katërt ishin më të shumta. Do të përpiqem pa u kursyer për të qenë një armë më shumë e kësaj skuadre dhe për të arritur objektivat së bashku me shokët e mi.

Nëpërmjet Milanit synuan të kthehen edhe në Kombëtare. Katër shokët tuaj janë pjesë e "Axurrëve" tashmë.

Më bëhet qejfi që në kombëtare do të ketë një dozë Milani dhe sidomos për Kutronen, që besoj se ka treguar vlerat e tij. Italia po përpiqet të lërë pas një zhgënjim të madh. Duhet të ngremë kokën dhe të nisim nga rrënojat që la ndeshja me Suedinë. Me siguri që elementët me vlerë nuk mungojnë dhe kam besim se Di Biaxho mund të jetë njeriu i duhur për revolucion­in futbollist­ik italian.

 ??  ?? 52 vjeç dhe president i "Uralkali", kolosi i potasit në tregjet ndërkombët­are. Pasuria prej mbi 9.5 miliardë dollarësh e rëndit të 50-in mes njerëzve më të pasur në botë dhe ndër të parët mes oligarkëve rusë. Në vitin 2011 mori pronësinë e 66.6 për...
52 vjeç dhe president i "Uralkali", kolosi i potasit në tregjet ndërkombët­are. Pasuria prej mbi 9.5 miliardë dollarësh e rëndit të 50-in mes njerëzve më të pasur në botë dhe ndër të parët mes oligarkëve rusë. Në vitin 2011 mori pronësinë e 66.6 për...
 ??  ?? Ende nuk dihet emri i tyre, por sipas mediave të ndryshme, fondi që interesohe­t për Milanin ka lidhje me disa nga bankat më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Duke qenë se edhe "Elliot" ka qendrën në Amerikë, në nivel burokracir­ash, fondi që...
Ende nuk dihet emri i tyre, por sipas mediave të ndryshme, fondi që interesohe­t për Milanin ka lidhje me disa nga bankat më të fuqishme në Shtetet e Bashkuara. Duke qenë se edhe "Elliot" ka qendrën në Amerikë, në nivel burokracir­ash, fondi që...
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania