Panorama Sport (Albania)

Zhgënjejnë Shpresat, përmbysen në moçal

Kuqezinjtë luajnë mirë, por dorëzohen dhe nuk mbajnë dot as barazimin ndaj Sllovakisë

- ABDULLA DUSHKU

Vetëvrasje" e Kombëtares Shpresa, humbet ndeshjen me Sllovakinë për shtatë minuta prej gafave në mbrojtje. Shqipëria U-21 ishte duke fituar me shifrat 2-1 deri në minutën e 80-të, kur kundërshta­ri barazoi dhe më pas kaloi në avantazh, duke tronditur kuqezinjtë. Edhe pse trajneri Alban Bushi "qau" pas ndeshjes mungesat e shumta, ajo që u pa në fushë tregoi se Shqipëria më shumë vuajti presionin e ruajtjes së rezultatit. Mbrojtja kuqezi ishte në një ditë të errët, me tre gola të pësuar falë krosimeve në zonë. Toli, Maloku, Tafa etj., ishin larg pritshmëri­ve, në një kohë që edhe Ceka nuk u vendos mirë te goli i parë, pavarësish­t se kompensoi gjithçka me asistin për Rey Manajn. Si për ironi të fatit, dopieta e këtij të fundit nuk mjaftoi. Sulmuesi i rikthyer te Shpresat shkëlqeu, duke treguar edhe një herë se vlen, por për fat të keq, golat ishin vetëm për statistikë, pasi Shqipëria nuk arriti të mbante as barazimin në minutat e fundit.

NDESHJA - Bushi rreshton një ekip sulmues me skemën 43-3, ku në mbështetje të Manajt në majë ishin Çekiçi dhe Seferi nga krahët. Kuqezinjtë mundohen të qarkullojn­ë topin, por terreni i rënduar i stadiumit "Selman Stërmasi" nuk ua lejon këtë mundësi. Mirëpo, fusha bëhet problem për të dyja skuadrat, me Sllovakinë që më shumë mundohet të luajë me topa të gjatë. Seferi është në një ditë të mirë dhe, sa herë prek topin, bëhet rrezik konstant me daljet nga krahët. Ndërsa kapiteni Bare mundohet të marrë shumë përsipër, por e ka të vështirë të bëjë edhe shkatërrue­sin, edhe ndërtuesin. Gjithsesi, loja shkon sipas parashikim­eve të kuqezinjve, kur pas një kombinimi fantastik të dyshes Ceka-Manaj, ky i fundit shënon dhe dërgon ekipin me shifrat 1- 0 në pushim. Në pjesën e dytë, Sllovakia futet më e karikuar në fushë dhe goli i barazimit vjen shpejt. Duket si një "deja vu" e aksionit të golit të kuqezinjve, por me ndryshimin

që sllovakët e gjejnë barazimin përmes topit të gjatë në zonë. Kuqezinjtë nuk demoralizo­hen, pasi reagojnë në mënyrë perfekte pa kaluar ende katër minuta. Është Seferi që "shpik" gjithçka nga krahu i djathtë dhe më pas i jep një asist goli Manajt, që me portën e boshatisur

nuk mund të gabojë. 21 dhe me kuqezinjtë që mundohen të menaxhojnë lojën, por humbasin për shkak dëmtimi mbrojtësin Maloku. Bushi hedh në fushë Fangajn, Bardhin dhe më pas Hakajn. Megjithatë, Sllovakia bëhet agresive dhe tenton me të gjitha mënyrat për të

shkuar te goli. Kuqezinjtë lëshojnë shumë terren dhe Dimun barazon pas një gafe në qendër të mbrojtjes. Reagimi është i dobët nga Shqipëria, ndërsa Sllovakia gjen edhe golin e tretë, sërish nga një "dhuratë" e mbrojtjes kuqezi, teksa Mraz u jep fitoren miqve.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga ndeshja e djeshme
Foto: F.Hazizllari
Çast nga ndeshja e djeshme Foto: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania