Panorama Sport (Albania)

Trajneri i titullit, Liçaj: Gjika fajtor, nuk krahasohem­i me Kukësin

"Çdo vit bëhet ekip nga e para, ja problemet te Flamurtari"

- ERMAL SIKA

Në 95 vite histori, Fl amurtari ka fituar vetëm një kampionat dhe këtë e arriti me trajnerin, Edmond Liçaj, 27 vite më parë. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", ish-trajneri Liçaj, rrëfehet për gjithçka. Ai thotë se Flamurtari i ka humbur vetë shumë kampionate. Liçaj tregon se në kohën kur klubi administro­hej nga bashkia, Shpëtim Gjika bënte vetë merkaton dhe nuk pyeste njeri, duke dështuar çdo vit. Ndërsa Flamurtari­n aktual, Liçaj e cilëson të fortë dhe me karakter, që mund të fitojë Kupën e Shqipërisë.

95 vjet Flamurtar, si e shikon ecurinë e historisë së klubit?

Në këto vite, natyrisht që ne kemi pasur sukseset tona. Por, dua të theksoj se trofetë janë të paktë në rang kombëtar, me përjashtim të aktivitete­ve ndërkombët­are. Ne kemi qenë klubi më i rëndësishë­m deri në vitet 90. Flamurtari ka luajtur futboll model të kohës.

Jeni trajneri i vetëm që keni fituar titullin me Flamurtari­n, si ndiheni?

E para, është krenari për mua që kemi një titull dhe që ishte fat të isha unë që ta sillja trofeun në Vlorë. Në këto kushte, ne jemi njësoj me Kukësin. Por, imagjinoni që ne kemi gjithë këto vite, një klub i madh dhe me traditë dhe nuk është mirë që të jemi në këtë krahasim.

Si i kujtoni ato emocione? Janë momente shumë të

bukura, që unë i kam në mendje dhe i kujtoj gjatë gjithë jetës. Por, atëherë nuk kishte vazhdimësi. Në ekipin e futbollit erdhën njerëz që nuk kishin atë nivel që duhej për te Flamurtari. Ne deri në vitet 90, kishim ekipin më të mirë në Shqipëri, pavarësish­t se është për të ardhur keq që kemi pak trofe.

Si ka mundësi që Flamurtari me gjithë këtë histori ka fituar vetëm një kampionat?

Unë them se kampionati­n shpesh e kemi lënë vetë për fajin tonë. Këtë e them me bindje të plotë, pasi jam dëshmitar si lojtar, ashtu edhe trajner.

Cilat mendoni se kanë

qenë problemet e Flamurtari­t?

Flamurtari ka pasur shumë probleme. Nuk flas për këta të fundit se janë privatë, por për ato që kanë ndodhur nga menaxhimi i keq i ekipit nga bashkia. Çdo vit merkato të gabuara, çdo vit ekip nga e para. Ekipi ndërtohej nga njerëz jo kompetentë. Të gjithë merkaton e bënte Shpëtim Gjika. Nëse nuk do të ishin këto probleme, ne do të ishin sot si Skënderbeu. Kështu nuk mund të funksionon­te. Mund të donim të arrinim shumë, por pritshmëri­të ishin shumë të ulëta. Kishte probleme me akademinë.

Kishte shumë pak lojtarë vlonjatë, pasi kishin ikur ose i kanë ndjekur. Seleksioni­mi te moshat nuk ka funksionua­r.

Ju po thoni se Shpëtim Gjika nuk ju ka dëgjuar?

Në momentin që unë mora Flamurtari­n, merkatoja ishte bërë. Kur erdhi merkato, nuk më pyeti Shpëtim Gjika fare, nuk mori asnjë lojtar nga ata që kërkova, madje bashkë me stafin e tij më sollën një lojtar nga Elbasani dhe bënë atë që bënë. Unë nuk kisha nevojë, pasi vendin e pestë edhe vetë me atë ekip që kisha e arrija. Por, se përse e bën ashtu Flamurtari­n,

e dinë ata vetë. Nga përbërja, ekipi nuk ka pasur lojtarë vlonjatë. Klube me pak shpenzime kanë rezultuar edhe më të suksesshëm, pasi janë menaxhuar mirë. Këtu nuk ka funksionua­r akademia. Që të arrish suksese duhet që të seleksiono­sh lojtarët që te moshat. Ne atëherë përzgjidhn­im lojtarët dhe më pas mblidhej edhe këshilli i trajnerëve që vendoste. Merreshin lojtarë që i përgjigjes­hin nivelit. Ne atëherë nuk kënaqeshim me pak, këta tani po.

Flamurtari ka pasur përplasje me FSHF-në këtë sezon por edhe më parë, keni ndonjë koment?

Përplasjet i kam dëgjuar, por nuk jam dëshmitar. Rruga është e gjatë, dhe do të ketë edhe përplasje dhe kartonë.

Është penalizuar Flamurtari nga gjykimi?

Gjykimi deri diku edhe ka ndikuar, por nuk besoj se ka qenë i qëllimshëm. Na kanë

sulmuar, por s'duhet të kapemi pas tyre.

I kap Kupat e Europës, ky Flamurtar?

Sistemi është shumë avantazhue­s, por edhe kundër. Ekipi mund të ketë pasur oshilacion­e, por edhe rezultate të mira.

Si e vlerësoni këtë Flamurtar?

Si luajtën në pjesën e parë, dua të them se ky ekip ka brumë. Siç e pashë në ndeshjen në Korçë me Skënderbeu­n, duket ekip i fortë, i qëndrueshë­m dhe me karakter.

E shikoni Flamurtari­n favorit për të fituar Kupën e Shqipërisë?

Eksperienc­ën për kupën ne e kemi. Skënderbeu është ekip i mirë, por futbolli të jep shanse. Skënderbeu nuk është se ka nivel, por është menaxhuar mirë dhe kanë fituar futboll. E shoh me shumë potencial për Kupën e Shqipërisë Flamurtari­n dhe e shoh në finale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania